Berisha të rinjve: Skam moshën tuaj, por ndjehem moshatar me ju
Tiranë- Duke marrë fjalën në Konventën e Partisë Demokratike për Rininë, kryeministri i vendit Sali Berisha ka garantar të rinjtë se në katër vitet e ardhshme do të ndërtojë Shqipërine e ëndrrave të tyre.
Kryeministri i përfshirë nga ekzaltimi i brohoritjeve të të rinjve në sallë, është shprehur se për të nuk kanë rëndësi vitet, por në shpirt, ndjehet si i ri, ndaj edhe tha se do t’i ndjekë hap pas hapi deri në realizimin e ëndrrave të tyre.
Vij sot për tju siguruar se ndonëse në moshë dallojmë nga njëri tjetri, unë nuk kam vitet tuaj, por në shpirtin tim dhe zemrën time, ndjej përjetoj, perceptoj cdo gëzim tuajin, cdo sukses tuajin, cdo brengë tuajën, cdo arritje tuajën dhe cdo dështim që vecse ju bën ju të qëndroni të vendosur për suksesin e radhës. Unë sot nuk kam moshën tuaj, por forca e pathyeshme e imja qëndron në zemrat e juaja, … ja sepse unë ndjehem gjithnjë bashkëmoshatar me ju, i vendosur tju ndjekur dhe tju udhëhequr ju hap pas hapi gjer në shndërrimin e ëndrrave tuaja në realitet, u shpreh Berisha.
Teksa është shprehur i bindur për fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit, si në vitin 92, tha ai: Unë së bashku me ju do shkoj drejt fitores së 23 qershorit, ku do rikthejmë uraganin e vitit 1992, fitore që do e shndërrojmë Shqipërinë në vend të zhvilluar, në vend të punësimit masiv, në vend të mirëqenies dhe teknologjisë më të lartë,- theksoi Berisha.
Ndërsa u premtoi të rinjve se 4 vitet që vijnë do të jenë vitet e punësimit më të madh të rinisë në historinë e vendit.
Do bëjmë gjithçka për punësimin tuaj, do bëjmë gjithçka që cdo i ri të gëzojë punën dhe të shpalosë talentin e tij. Unë ju kërkoj ju të gjithëve ju, tu thoni vëllezërve dhe motrave tuaj pa punë, ti pyesni cilat janë shifrat e papunësisë në Shqipëri dhe cilat janë shifrat e papunësi në vendet përreth. Në vendet përreth ato janë dyfishuar. Në Shqipëri ato janë ulur sepse ka zbatuar programin e lirisë së iniciativës së lirë… Me lejoni të garantoj cdo të ri se papunësia e tij është brenga jonë kryesore dhe përkushtimi ynë. 4 vitet që vijnë do jenë vitet e punësimit më të madh të të rinjve në historinë e vendit, theksoi Berisha.