E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhoma e Përmbaruesve: Mos pengoni zbatimin e vendimeve gjyqësore

permbarimiTiranë- Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve gjyqësorë ka reaguar sot pas incidenteti të ndodhur dy ditë më parë pranë shkollës Petro Nini Luarasi, duke kërkuar që të mos pengohet zbatimi i vendimeve gjyqësore.

Nëpërmjet një deklaratë për mediat ky institucion u ka bërë thirrje forcave politike që të mos i përdorin të tilla përplasje për efekte elektorale.

Ky pushtet delegohet nga vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e cila e ngarkon përmbaruesin gjyqësor për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Në situata të tilla, përfshirja e forcave politike të çfarëdo kahu do të çonte në pengimin e dhënies së drejtësisë dhe krijohen tensione që çojnë më pas në përplasje dhe situata tej normales, në një kohë që lufta e vërtetë është bërë më parë në gjykatë dhe ajo ka dhënë një vendim, që më pas duhet të zbatohet- thuhet në deklaratë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›