“Berisha të tërhiqet nga dhuna policore”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bën thirrje kryeministrit Sali Berisha të lërë gazetën "Tema" të ushtrojë aktivitetin e saj dhe të respektojë gjykatën. Rama pohoi dje se Mero Baze është sot viktima shembullore e mbrapshtisë politike që ka frymëzuar, ushqyer e mbështetur edhe vetë për vite me radhë. “Gazeta Tema është sot shënjestra e pushkës politike që Mero Baze ka mbushur për vite me radhë për të qëlluar mbi krijesa mediatike të shpallura armiqësore nga Sali Berisha. Por liria dhe e drejta e Mero Bazes për ta thënë lirisht atë që mendon, janë liria dhe e drejta e gjithsecilit prej nesh, prandaj unë jam sot në krah të gazetarit dhe botuesit që kurrë s ka qenë në krahun tim”, - tha ai. Kreu i PS-së pohoi se gazeta Tema është sot e dhunuar nga ushtrimi abuziv e i paligjshëm i forcës së shtetit prej një Kryeministri që detyron policinë të veprojë në kundërshtim me vendimin e gjykatës, prandaj ai renditet në krah të gazetës Tema , e cila e ka kritikuar gjithmonë. Rama tha se botuesi i gazetës Tema ka një kontratë të rregullt me shtetin për të ushtruar aktivitetin e tij në mjediset e një godine shtetërore. Kreu i PS-së i bëri thirrje Berishës “të tërhiqet nga rruga e dhunshme policore e prishjes së njëanshme të kontratës, që botuesi i gazetës Tema ka me shtetin për të ushtruar aktivitetin e tij në mjediset e një godine shtetërore, dhe të respektojë vendimin e gjykatës për të mos bërë asnjë veprim deri në gjykimin përfundimtar të çështjes. E së fundi, duke i dalë krah Mero Bazes e gazetës Tema , dua të kujtoj sot shprehjen e famshme të Volterit "Unë jam kundër asaj që ti thua, po do të bëj gjithçka mundem që ti gjithnjë të kesh mundësinë ta thuash" dhe dua të siguroj, çdo botues e gazetar se, me përfundimin e këtij mandati të fundit të Sali Berishës, do të mbarojnë, njëherë e mirë, edhe këto episode të trishtueshme të sjelljes antidemokratike të pushtetit me mediat në Shqipëri”, - përfundoi ai.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009