E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon miratimi për projektbuxhetin e bashkisë për vitin 2009, 35 anëtarë votojnë kundër buxhetit, vetëm 20 pro

Autori i Lajmit: Marsela Xibraku
Mbledhja e parë për miratimin e buxhetit për vitin 2009 nga bashkia Tiranë ka rezultuar e pasukseshme. Pas shumë vërejtjesh e replikash nga ana e anëtarëve të Këshillit Bashkiak në fund është votuar me një shumicë votash kundër gjë që ka çuar në shtyerjen e kësaj mbledhje për herë të dytë. Ferdinand Kona kryetar i grupit të PD-së në këshill është shprehur se: “Nuk mund të miratohet një buxhet i tillë krize kur vetë kryetari i Bashkisë mungon. Ky projekt është një projekt jo transparent, dhe është një projekt pamundësie për të qenë projekt i kryeqytetit”. grupi i PD-së nuk ishte dakord për miratimin e projektit për shkak të procedurave dhe sipas tyre janë anashkaluar disa probleme thelbësore të qytetarëve dhe sipas tyre ai është një projekt i pandershëm. ndërkohë vetë Zv kryetarja e Bashkisë Albana Dhimitri është shprehur se ai është një projekt transparent që plotëson nevojat e qytetarëve në lidhje me vetë ligjin që ka miratuar qeveria. Reagime pozitive ka pasur nga i gjithë grupi PS-së, Arben Hamiti është shprehur se ky projekt është politizuar, transparenca sipas tij ishte e plotë dhe ka kaluar në një proces të gjatë 4 mujorsh duke marrë parasysh kërkesat e qytetarëve duke i dhënë atyre prioritete reale. Dokumenti përfshin 90% të kërkesave të qytetarëve dhe se ai ka ardhur në frymë transparence dhe se ai është një projekt i detajuar që i përgjigjet prioriteteve ekonomike në stadin aktual ku disa vërejtje janë të pashmangshme. Debatet kanë vazhduar përgjatë gjithë mbledhjes midis anëtarëve. Më tej janë bërë krahasime në lidhje me buxhetin e miiratuar më parë. Duke bërë analizën e këtij buxheti në lidhje me atë të vitit 2008 i cili ka gjetur miratimin e të gjithë anëtarëve është nxjerrë përfundimi se ky buxhet paraqitet më i dobët. Flamur Ndoka ka thënë se administrata ka funksionuar keq, buxheti ka ardhur në ulje dhe se është një buxhet i varfër për ta miratuar. Ai shprehet se: “Buxheti ka baza elektorale dhe ka munguar konsultimi me minibashkitë, ky buxhet nuk pasqyron hallet e vërteta të qytetarëve dhe se sjell për të miratuar ato vepra që janë miratuar njëherë”. Nga ana tjetër Mimi Kodheli e ka kundërshtuar këtë gjë duke thënë se ky buxhet është bazuar në ligj dhe se nuk është zvarritje për kryetarin por për kryeqytetasit. Do ishte mirë që ti mbyllim përleshjet politike ka thënë ajo sepse vonesat do të frenojnë investimet që do të jenë 2.1 miliard në shërbimet publike, një miliard lekë në infrastrukturën rrugore, 169 miliard lekë në transportin publik dhe një miliard lekë në arsim”. Debate ka pasur midis të dyjave grupeve kryesore por edhe nga ana e LSI-së. Monika Kryemadhi e ka quajtur këtë mbledhje “një teatër i radhës midis dy partive kryesore”. Vërejtjet kanë qënë të shumta në lidhje me transparencën, kundërshtimet në shumë pika nga anëtarët ka bërë që kjo mbledhje të dështojë në shumë pika duke mos bërë të nundur miratimin.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›