E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet nga detyra për herë të dytë Krenar Ahmeti

Autori i Lajmit: red.
Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit të Tiranës Krenar Ahmeti, urdhëri i pezullimit ka ardhur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pasi sipas kësaj drejtorie Ahmetti ka kryer shkelje të rëndë disipline në punë. Largimi i tij është firmosur nga Drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Ndërkohë në vend të Ahmetit do të vendoset Nazmi Shuli, i cili aktualisht është shef i rendit në policinë e Tiranës. Është hera e dytë që Ahmeti pezullohet nga detyra si shef i qarkullimit të kryeqytetit. Bëhet e ditur se shkak i pezullimit të tij nga detyra kanë qenë shkeljet e rënda të disiplinës në punë nga ana e tij. Pasi vetë shefi i qarkullimit, i cili pretendonte të vendoste rregull në rrugët e kryeqytetit ka përplasur një makine dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Por kjo ngjarje ka mundur të zbardhet vetëm pas dy ditësh nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, e cila ka dhënë dhe urdhërin për pezullimin e tij. Ndërkohë është dhënë edhe emri i ri i cili do të zëvendësojë Ahmetin, ai është Nazmi Shuli. Shuli, aktualisht është shef i rendit në policinë e Tiranës. Kjo është edhe hera e dytë që Ahmeti pezullohet nga detyra e tij si shef i qarkullimit të Tiranës, arsyeja ka qenë gjithmonë e njëjta shkelja e disiplinës në punë.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›