Nis akreditimi i spitaleve, hartohen 5 udhëzuesit e parë klinikë
Autori i Lajmit: red.
Standardet në shëndetësi rrisin performancën e shërbimit mjekësor, kompetencën profesionale, si dhe promovojnë praktikën më të mirë klinike. Por standardet japin gjithashtu mundësi zgjedhjeje për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për blerjen e shërbimeve shëndetësore, si dhe për konsumatorët, konsideron Qendra Kombëtare e Standardeve, Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore. Kjo Qendër ka hartuar dhe dorëzuar tashmë pranë Ministrisë së Shëndetësisë standardet në 5 fusha të shërbimeve shëndetësore. Sipas QKSCA-ISH, "standardet për akreditimin e institucioneve tona shëndetësore janë përcaktuar tashmë në shërbimin spitalor, farmaceutik, stomatologjik, në kujdesin parësor dhe në laboratoret mjekësorë". Ndërsa standardet për spitalet janë hartuar tashmë prej 2 vjetësh dhe u janë prezantuar këtyre të fundit. Partnerët e përfshirë në hartimin e standardeve janë Ministria e Shëndetësisë, QKCSA, Fakulteti i Mjekësisë, shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, shoqata e stomatologëve, Shoqata e Laboratorëve Mjekësore, e farmacistëve, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave, shoqata e Mjekut të Familjes, shoqata e Mjekëve (të specialiteteve), të pacientëve, firmat farmaceutike, si dhe Pro Shëndeti (USAID). Shëndetësia jonë nuk ka pasur standarde të matshme për cilësinë dhe performancën e kujdesit shëndetësor. Ndërsa, sot shëndetësia po performohet në kuptimin e marrëdhënieve me tregun dhe po bëhet pak a shumë një industri e shërbimit dhe kërkesa e parë është që çdo shërbim duhet të jetë konform disa standardeve të pranueshme për gjithë komunitetin.
Udhëzues klinikë
QKSCA-ISH ka hartuar dhe dorëzuar gjithashtu Strategjinë Kombëtare, udhëzuesit klinikë për 5 fusha të shëndetësisë. Objektivi i kësaj strategjie është promovimi i metodës moderne të përpilimit të udhëzuesve të praktikës klinike, stimulimi i përdorimit të evidencës shkencore, si dhe përpilimi i 5 udhëzuesve të parë klinikë si model. Fushat kryesore të udhëzuesve të praktikës klinike, të përfshira në Strategji, janë Hypertensioni, Aksidentet vaskulare cerebrale, Diabeti tip 2, Anemia në insuficiencën renale kronike, Udhërrëfyes terapeutik për Mjekët e Famijes (me disa sëmundje dhe sindrome kryesore). Sipas QKSCA, "udhëzuesit e praktikës klinike ndihmojnë në opsionet për diagnozë dhe trajtim". Ato promovojnë praktikën më të mirë klinike, ndërkohë që janë një burim dijesh shkencore për vendimmarrje klinike. Domosdoshmëria e udhëzuesve klinikë qëndron dhe në faktin se ato rrisin performancën kosto-efektivitet, mund të marrin vlerë legale, si dhe ndihmojnë në akreditimin e institucioneve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH, në bashkëpunim me profesionistët dhe palët e interesuara, udhëheqin dhe mbështetin procesin e formulimit të udhërrëfyesve klinikë në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
Objektivat
Nga ana e saj, QKCSA-ISH do të mbështesë e koordinojë veprimtarinë e grupeve të punës dhe do t i trajnojë ata me metodologjinë e re. Gjithashtu, synim për të ardhmen mbetet përfshirja e një kapitulli informativ për pacientët në udhëzuesit e praktikës klinike. Llojet e udhëzuesve klinikë, të cilët janë njohur deri tani në vendin tonë, janë ata të firmave farmaceutike (indekse terapeutik), të huaja (literaturë e përkthyer që përdoret privatisht nga mjekët/studentët). Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka përgatitur udhëzuesit për Përdorimin e Barnave të Listës, ndërsa njihen gjithashtu udhëzuesit në kujdesin infermieror "Kujdesjet Infermierore", i përgatitur nga MSH, si dhe produkte projektesh të veçanta për mjekët e familjes (nga ProShëndeti). Udhëzues (privat) kanë hartuar dhe pedagogët e Fakultetit të Mjekësisë për qëllime didaktike. QKCSA-ISH është strukturë e re e Ministrisë së Shëndetësisë, me autonomi tekniko-profesionale në vendimmarrjet e saj. Kjo qendër mbështet MSH në zbatimin e strategjisë nacionale shëndetësore afatgjatë në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së sistemit shëndetësor, edukimin dhe trajnimin e personelit mjekësor dhe partnerëve të tjerë, në lidhje me cilësinë e kujdesit mjekësor dhe krijimit të një kulture të re për të, por dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore shqiptare publike dhe private, etj.
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009