Bursa malajziane për studentët shqiptarë
Autori i Lajmit: red.
Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Teknik me Malajzinë (MTCP), qeveria malajziane ofron për shtetasit shqiptarë 2(dy) bursa për studime universitare ose pasuniversitare në fushat teknike, për vitin akademik 2009-2010. Bursa për studime pasuniversitare e nivelit Master është 12-14 muaj dhe për Doktoraturë –PhD 36-mujore. Aplikantët duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë të Drejtorisë së Menaxhimit të Përditshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, brenda datës 30 janar 2009, dokumentet. Të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga pala malajziane.
Për studime universitare
1.Dëftesën e shkollës së mesme, ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Këto dokumente duhet të jenë të firmosura nga Drejtoria Arsimore e Qarkut, ose nga Zyra Arsimore e rrethit përkatës;
2. Kërkesën për studime, ku të specifikohen dega në të cilat aplikanti dëshiron të studiojë; 3.Certifikatën e njohjes së gjuhës angleze (certifikatën e TOEFL-it ose të IELTS-it); 4.Raportin mjekësor për aftësi për studime;
5.Certifikatën e lindjes me fotografi;
II.Për studime pasuniversitare:
1. Kërkesën e të interesuarit drejtuar MASH-it, duke specifikuar fushën e studimit në të cilën dëshiron të studiojë;
2. Diplomën e shkollës së lartë, fotokopjen e noterizuar;
3. Certifikatën e njohjes së gjuhës angleze (certifikatën e TOEFL-it ose të IELTS-it);
4. Listën e notave, fotokopjen e noterizuar;
5. Dy rekomandime;
6. Programin e studimit;
7. Raportin mjekësor për aftësi studimesh;
8. Certifikatën e lindjes me fotografi (kandidati duhet të jetë jo më shumë se 45 vjeç);
9. Dy fotografi
Ky lajm është publikuar: 13/01/2009