E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha tek Ali Demi, në vend të një ndjese publike, makthe dhe ethe karrigesh

Nga Zenel ANXHAKU
Më 16 qershor  edhe në komunitetin e lagjes Ali Dem në Tiranë u morën të gjitha masat nga strukturat qeveritare dhe të partisë në fuqi që rrugët edhe në mjediset publike, edhe në shkollat madje, të mbusheshin me postera dhe parulla të partisë demokratike. Do të vinte mbasdite për një fjalim elektoral, në Shkozë vete lidershpi ynë i madh, fryeri ynë, Sali Berisha. Dihen tanimë fjalët e Sali Berishës kudo që ai shkon:Premton, premton me të katër duart dhe më të katër lugët e nga të katër grykat, detin e bën kos dhe malet grumbull me çokullata, shan si ti vijë përmbarë në ato çaste liderin e opozitës dhe pastaj kërkon votat: për mue. Mirëpo kësaj radhe binte në sy një fakt kokëfortë për të gjithë banorët e komunitetit të lagjes Ali Demi.Mungonte përkrah tij ish deputeti i zonës  së kandiduar dikur nga partia demokratike, zoti Spartak Ngjela. Deputeti i komunitetit tonë dihet se u ngri nga zoti Berisha dhe nuk u shkri më ashtu siç dijnë të ngrijnë dhe të mos shkrijnë më vetëm diktatorët. A nuk duhej zoti Berisha me deputetin e tij të jepnin llogari për këto katër vjet, se me thënë të vërtetën Spartak Ngjela në këtë komunitet është dukur saç është dukur edhe Juri Gagarini. Por jo, Partia Demokratike e shokut Sali nuk e ka zakon të japë llogari. Ajo si parti e të gjithë popullit dhe që shpreh interesat kombëtare të gjithë popullit sundon me grusht të çelikte rreth timonierit Sali. Po le të mundohemi të ndalemi tani për deputetin që mungonte në krahe të Sali Berishës, pikërisht për veprimtarinë këto katër vite të avokatit, Spartak Ngjela.
***
Kur katër vjet më parë zoti Spartak Ngjela u zgjodh si përfaqësues i partisë demokratike, deputet në Kuvendin Popullor në zonën elektorale të Tiranës nr 44, në lagjen Ali Demi, shumëkush që edhe bindjen nuk i kishte të njëjta me Avokatin tha: Po mirë, zoti Ngjela është një pjesë e rëndësishme e elitës politike shqiptare. Një ish i burgosur politik që natyrshëm u integrua në ballë të proceseve demokratike, një specialist dhe njohës i mirë i së drejtës, dhe jo vetëm njohës, por dhe veprimtar për vendosjen dhe zbatimin e saj në vend. Një njeri i ligjit dhe për ligjin. Një nga hartuesit e Kushtetutës. Ai njeri që i dha Marrëdhënieve Publike në një parti politike një përmasë sa mediatike aq edhe qytetare. Komuniteti i lagjes Ali Demi ku zoti Ngjela për katër vjet ishte deputet është një hapësirë dhe një masë banorësh sa për një qytet të tërë. Banorë autoktonë dhe të ardhur nga zona të ndryshme të vendit si Kukësi, Dibra, Korça, Përmeti, Mirdita etj. Në të ka disa shkolla publike si Kushtrimi i lirisë, Androkli Kostallari, Abdulla Keta dhe disa shkolla jo publike. Ndër institucionet fetare do të përmendim Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Xhaminë e Tabakëve, Kishën Adventiste të lagjes Ali Demi e tj. Në komunitet ka qindra biznese të vegjël dhe të mesme dhe madje dhe disa biznese të rëndësishme fasonesh, firma ndërtimi, firma të përpunimit të inerteve, shtypshkronja, ish poligrafiku që fatkeqësisht i është ndryshuar destinacioni. Kjo është tabloja e komunitetit ku zoti Ngjela për katër vjet ishte deputet.
***
Ndër pallate mendojnë ndryshe nga çmendojnë në kasolle. Në qoftë se për shkak të urisë dhe të varfërisë në trupin tënd nuk ka lëndë ushqyese atëherë as në kokën tende dhe as në ndjenjat e tua dhe as në zemrën tënde nuk ka ushqim për moralin. Politika duhet të bëhet feja jonë. Këto thoshte Ludvig Fojerbah një nga përfaqësuesit më në zë të folizofisë klasike gjermane. Në fakt zoti Ngjela është nga ata intelektualë shqiptarë qe e ka shpallur politikën si fe të tijën. Një politikan elitar i mbështetur kryesisht në imazhin mediatik. I kudogjendur në studiot televizive, i pranishëm në debatet e tyre, me gjykim të shëndoshë e fjalë të zgjedhur u bë një konkurrent real i gazetarëve të njohur televizivë. Ai ishte nga ata që me anë të fjalës i dha partisë demokratike mjaft kredite katër vjet më parë për të ardhur në pushtet. Më vonë u bë një nga zërat me kritikë ndaj partisë demokratike, sidomos ndaj lidershipit të saj, kur kjo forcë politike u konsumua dhe u tjetërsua në pushtet. Kjo antitezë, ky kontrapunt sa e befasoi aq dhe e turbulloi një pjesë të elektoratit. Një elektorat që shumë herë e jep votën për partinë dhe jo për individin. Por zoti Ngjela është një individ. Madje edhe partia e re që ka ngritur është me të gjitha gjasat parti-individ. Këtu qëndron forca dhe njëkohësisht dobësia e zotit Ngjela. Individualiteti i tij i theksuar shpesh herë bëhet i pakapshëm për turmat, sidomos për militantët, duke mos njohur hallet dhe infrastrukturën e bazës.
***
Para pak kohësh në gazetën  e komunitetit u soll në redaksi një Apel për dy motra-adoleshente të ardhura nga Korça që për një periudhë të shkurtër kohore kishin mbetur pa baba dhe pa nënë. Para disa kohësh u soll një shkrim për një grua nga një fshat i Dibrës që kishte ardhur me familjen në Tiranë për një jetë më të mirë. Grabitësit i morën jetën. Në një shkrim tjetër është shkruar për problemet e dhjetërave familjeve të Shkozës për truallin e shtëpive të tyre. Listat e atyre që marrin ushqime me listë janë bërë në lagjen Ali Demi proverbiale. Dyqani i Lirit përshëmbull dhe dyqane të tjera janë shndërruar në toponime. Ndërlidhësit e komunitetit të tregojnë plot fakte të dhimbëshme. Po të shkosh tel lokali i Dines dëgjon shembuj tronditës. Ngritja pa bazë e kultit të kulteve ka barë që institucionet fetare në vend në disa raste të kthehen në qoshe të ngrohta  të neopotizmit. Për këtë deputeti Spartak Ngjela ndaj këtyre halleve dhe problemeve të shumta ka mbajtur një qëndrim indiferent. Thjeshtë nuk është marrë me këtë problem. Shkëputja e Tempullit të fesë dhe politikës nga hallet e popullit sjell një distancim të mëtejshëm të mendimit ndryshe të kasolleve dhe pallateve siç shprehej dikur me të drejtë Fojerbahu. Dhe kur lëndët ushqyese mungojnë sipas  filozofit, atëherë dhe në mendjen dhe në zëmrën tuaj nuk ka ushqim për moralin. Mosnjohja dhe moszbatimi i kësaj teze filozofike e bën fenë dhe politikën hipokrite, parazite dhe në fund të fundit antidemokratike. Duke mos patur një zyrë të deputetit në komunitet, populli i ka mbetur i harruar dhe i papërfaqësuar. Bodler ka një vjershë antologjike për zogun Albatros. Në  fluturim ai është i madhërishëm, por konkretisht në tokë bëhet dështak. Mendoj se kështu ka ndodhur dhe me zotin Ngjela. Unë personalisht nuk do të harroj kurrë qëndrimin e drejtë të zotit Ngjela për Himarën, për çështjen çame, për fjalën e lirë, për ligjin dhe zbatimin e tij. Por mendoi se deputeti duhet të jetë një disponues i dritës së mendimit dhe i çelikut të veprimit. Dhe i menaxhimit të problemeve te përditshme nga më të ndryshmet në komunitet. Me ngrirjen e tij nga Sali Berisha faktikisht ai doli jashtë loje si deputet i komunitetit të lagjes Ali Demi dhe ishte fare i pafuqishëm për evidentimin dhe zgjidhjen e halleve në komunitet. Pra ishte pikërisht Sali Berisha që e la këtë komunitet pa deputetin e tij përkatës.
***
Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, natyrisht pa bërë shkrirjen e deputetit të mëparshëm të Partisë Demokratike dhe pa e patur atë në krahë sulmoi fort opozitën kryesisht për banesat sociale që po ngrihen në Shkozë. Megjithëse nuk ka fjalim që ai të mos shprehet për problemet sociale, Berisha u shpreh kundër ndërtimeve me qëllim social megjithëse edhe qeveria e ka aprovuar projektin për këto ndërtime. Berisha theksoi: Bashkia e Tiranës po ndërton këto banesa sociale... Unë i them zotit Rama... as ndonjë metër tokë të ndokujt nuk të lejoj që të marrësh. Çështë ky kryeministër që flet sikur gjithë toka shqiptare të jetë tokë e tij dhe ai mund të japë dhe të mos e japë? Si flet kështu një kryeministër i një Republike si një mbret që kërkon të kurorëzohet? A nuk ka instanca përkatëse ligjore? A nuk është aprovuar nga Qeveria projekti i banesave me qëllim social? Përse ai kërkon vazhdimisht të vërë në konflikt qytetarët me pushtetin lokal? Këto banesa me qëllim social a nuk priten si ujët e pakët nga shtresat në nevojë dhe pa përkrahje? ... Në fund fjala e Sali Berishës tek A

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›