Klubi Bota e re në Korçë dhe këmbanat e vjetra të një akademiku
(Replikë)
Nga Zenel ANXHAKU
Kur u botua shkrimi i Akademikut Artan Fuga, në gazetën Standart në rubrikën Kompleksi i Rozafës, shkrim i titulluar Shtatë arsye sepse e vlëresoi rrugën Durrës-Kukës, ndodhesha në Korçë. Në shkrimin e tij, akademiku ynë që ka mbaruar shkollën e lartë për mësues të historisë së Partisë së Punës, herë pas here sulmon dhe median e pavarur. Këtë radhë edhe pse shkrimi ishte për rrugën Durrës-Kukës, mësuesi i historisë së Partisë së Punës, mllefin e kishte me shtypin lokal. Ai deklaron: Ne nuk kemi fare shtyp lokal, kemi shumë pak, me nivel shumë të dobët. Ulur në një kafene me disa botues të shtypit lokal në Korçë po bënim çudi: Si kështu?-Nuk kemi shtyp lokal? Apo kemi shumë pak?- Pse është me nivel shumë të dobët, i lartësuar akademik? Mund të mos ju kushtonim shumë vëmëndje këtyre fjalëve të hedhura në tym e pa argumente dhe me prepotencë. Por përderisa shkruan një akademik jemi të detyruar të ndalemi më konkretisht në shkrimin dhe shkrimet e tij. Rrugë nuk ka. Rrugët hapen duke ecur, thotë një proverb i popullit spanjoll që vlerat e udhëtimit i ka njohur ndoshta më mirë se çdo popull i botës.
***
Lavdërime për pushtetin qendror, sharje kundër opozitës dhe kundër mediave të pavarura lokale dhe qendrore, gulashi i zakonshëm akademik i zotit Artan Fuga në një shkrim të kohëve të fundit të gazetës Standart- Ai, profesori më i mirë i PPSh-së së Akademisë së Saligradit pasi i tregoi vendin një deputeti në Parlament që guxoi të kundërshtonte kreun e qeverisë, pasi i thuri ditirambe ish kryetares së Parlamentit dhe zonjës së shpirtit Eleonorë, së fundi vendosi të thotë me kompetencë fjalën e vet jo vetëm në fushën e barkollogjisë, por edhe në fushën e inxhinierisë. Për çdo të shtunë në gazetën Strandart ai del dhe thotë mrekulli të shumëllojshme. Profesori që ka mbaruar për Historinë e PPSh-së i lëshon shigjetat që në fillim: Duket që ka individë që bien për herë të parë në kontakt me termat bazike të shkencave humane Eh, profesori i PPSh-së, profesor i PPSh-së... Vështrimi profesional kërkon studime të mirëfillta në terren, botime, punë shkencore në grup, analiza empirike e statistika të detajuara Po kush duhet ti bëjë këto përveç akademisë dhe atij vetë?- Këto këshilla natyrisht janë për të tjerët se për vete profesori lëshohet në të gjitha fushat si ekspert dhe shkuar ekspertëve pa bërë asnjë studim dhe asnjë analizë. Kështu edhe për rrugën Durrës-Kukës. Të gjitha rrugët të çojnë në Romë- thoshte Çezari në lashtësi, por profesorin tonë të gjitha rrugët e çojnë tek vetja e tij, tek honoraret dhe udhëtimet jashtë shtetit patjetër me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Që në fillim pa bërë asnjë studim ai deklaron:Rruga për të cilën më pyesni(cilët e pyesin vallë?) përbën padyshim një sukses. Kështu flitet vetëm nga Sali Berisha nëpër mitingje me militantë, ku çdo gjë fillon me padyshim dhe mbaron mepadyshimdhe neve na mbetet vetëm të dyshojmë kur ata na thonë të mos dyshojmë. Dyshoj, pra jam- thotë një filozof i shquar. Vetëm filozofi ynë na fton që të mos dyshojmë. Pastaj nga ana e tij fillon një poemë inxhjnierike -futuriste: Mezi po pres që të përfundojë që të shkel vetë me rrota për të parë se çfarë ndjesie jep ajo salto-betoni i saj mbi rrota, si janë të mbyllura kthesat për të bërë të mundur ruajtjen e aksit të qendrës së mjetit në lëvizjen centrifugale... Me një fjalë broçkulla që i lëshon një akademik që e merr rrogën sa dhjete pesëmbëdhjetë gazetarë. Poemë inxhinjerike e Profesorit tonë të PPShë-së që bëhet si gjithmonë specialist për të gjitha. Dhe më tej ai vazhdon: Sepse ndryshe janë ndjesitë në autostradat gjermane, në ato franceze, në ato të vëndeve të lindjes, në Zvicër... Natyrisht që më të shumtën e këtyre ekskursioneve inxhinjer Tani i ka bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë... Pasi flet me kompetencë, por pa asnjë studim për anën inxhinjerike ai flet me kompetencë për anën ekonomike. Se këtu është Thembra e Akilit: Pa dyshim që rruga do të luajë një rol të madh në shkëmbimet e shqiptarëve në dy anët e kufirit. Nga kjo pikëpamje do të ketë dhe përmban dhe një rol patriotik Pa dyshim...Pa dyshim...Është i pari filozof që nuk dyshon në asgjë e na fton edhe neve të mos dyshojmë. Kot nuk është pinjoll i PPShë-se dhe profesor i saj.
Të gjitha tezat janë të Sali Berishës dhe ai i bie thjeshtë burisë. Po sikurse e tha zoti Berisha është rrugë që bashkon shqiptarët. Ja pra një argument me të vërtetë shkencor.
Çfarë nuk na dëgjojnë veshët në këto kohëra fushatash elektoralee nge zërin akademiku i qeverisë. Të shtatë arsyet e mos arsyes, ai i mbyll me një kor me zë të mbyllur: E kuptoi logjikën e fushatës elektorale që nxin gjithçka. E kuptoi se kurdoherë ka vend për kritika. Por megjithatë kur një gjë ka vlerë nuk ka pse mbi atë të hidhet gurë. Dhe ky lloj kori vazhdon pastaj përsëri me logjikën qeveritare që gjithmonë godet dhe kërkon të ulë shtypin e pavarur, pikërisht duke hedhur gurë mbi këtë shtyp megjithëse jep këshilla që të mos hidhet gurë: Ne nuk kemi fare shtyp lokal,kemi shumë pak, me nivel shumë të dobët, kështu debatet për ndryshimet e qeverisjes lokale i kemi pothuajse inekzistente ose ato ndodhen në periferi të vëmendjes së publikut dhe së paku të medias. Këtu mendojmë se duhet qëndruar dhe jo të hidhet gurë. Zotëria në fjalë megjithëse ka mbaruar thjeshtë për mësues të Historisë së Partisë e në mënyrë të çuditshme është sheh i departamentit të gazetarisë në Universitetin Publik të Tiranës. Kush më shumë mban përgjegjësi nëse media është e dobët? Pse ai nuk ka bërë detyrën e vet, studime për gazetarinë qendrore apo lokale, por hidhet nga dega në degë duke u bërë kompetent për gjithçka e gjithmonë në mbrojtje të hapur të pushtetit qendror që ka fuqinë e gradave shkencore, të udhëtimeve jashtë shtetit në të gjitha llojet e autostradave dhe që të fut me dekrete në Akademi. A funksionon gazeta Reporteri? Të gjitha rrugët, jo vetëm rruga Durrës - Kukës pavarësisht korrupsionit që bëhet në ato rrugë e çojnë akademikun e qeverisë padyshim tek shkrimet në mbrojtje të hapur të këtij pushteti dhe në sulmeve fyese, vulgare, kundër medias qendrore apo lokale. Ka ardhur koha që gazetarët profesionistë të mos jenë kaq sehirxhinj në këto zhvillime të fundit akademike.. Gazetarët vijnë nga pazari,ai ju tregon çmimin e grurit.
***
Nuk ishte befasi kur në Korçë, tre krijues, anëtarë të Klubit të shkrimtarëve Bota e re në Korçë dhe pikërisht, Hysen Kobellari, Ylber Merdani dhe Vladimir Toroveci më dhuruan tre librat e tyre të fundit, romanin Kurbatka e bukur, librin me tregime Xha Metja i Floqit dhe vëllimin me poezi Kohë parvenysh. Nuk ishte befasi, pasi Klubi Bota e re në Korçë ka një jetë të gjallë aktivitetesh dhe diskutimesh krijuese, analizash për krijimtarinë, madje ka dalë edhe gazeta e klubit më të njëjtin emër. Në librin e tij, romanin Kurbatka e bukurpas disa librave të suksesshëm me tregime dhe fabula, Hysen Kobellari na jep një roman interesant, me një temë të veçantë, jetën e shërbimeve sekrete sot të lidhur ngushtë me qytetarin dhe aktualitetin. Romani është një sukses jo vetëm për tematikën, por edhe për teknikën e të shkruarit midis kronikës dhe analizës psikologjike. Ndërsa Ylber Merdani duke ju drejtuar një figure të njohur popullore nga Floqi i Korçës shpalos me frymëzim dhe dashuri një sërë tregimesh që kanë në qendër këtë personazh kaq popullor-thesar i një leksiku që rrjedh si lumë perlash. Ky triptik i krijimtarisë së shkrimtarëve korçarë është fryt në radhë të parë i punës së tyre serioze profesionale në kërkim të tematikës dhe të problemeve, për tju dhënë atyre forcën dhe sharmin e duhur artistik dhe më tej kur libri del nga botimi luftën e tyre për menaxhimin e librit si një mall për shitje. Mund të them me bindje se është një punë sa e nderuar aq edhe e vështirë, sa intime aq edhe shoqërore. Por përveç përpjekjeve të gjithanshme të secilit nuk mund të lihet pa përmendur, puna e tyre e përbashkët në Klubin e Shkrimtarëve Bota e re bashkë me gazetën e saj Bota e re. Ashtu si nuk mund të harrohet në radhë të parë puna qytetare e demokrat