E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha terhiqet nga atomiku dhe rikthehet te HEC-et

Energjia Kryeministri i frikesuar nga tragjedia e Fukushimes ne Japoni

Kryeministri Sali Berisha duket se po terhiqet nga qendrimi i tij i perseritur here pas here per te ngritur nje central berthamor ne vend si nje mase e rendesishme per sigurimin e energjise elektrike. Kjo u duk qarte dje gjate fjales qe kreu i qeverise mbajti ne 5-vjetorin e Fondit Europian per Europen Juglindore i cili nepermjet kredive financon ndermarrjet e vogla dhe te mesme. Kryeministri Berisha nuk u prononcua qartesisht per terheqjen perfundimtare nga ky projekt por la te kuptohej se pas ngjarjeve ne Fukushima te Japonise dhe vendimit te rendesishem te Gjermanise per te mbyllur brenda 11 vjeteve centralet berthamore te prodhimit te energjise ai theksoi se tashme Shqiperia do te drejtohet nga energjia ujore.

Shqiperia eshte vendi i vetem ne rajon qe mund te behet 100 prodhues i energjise ujore dhe eksportues i saj. Dhe kjo perparesi del me teper ne pah pas vendimit te marre nga kancelarja Merkel per mbylljen e centraleve nukleare. Ky vendim ka percaktuar vitin 2022 dhe kjo kerkon qe te rendet me vendosmeri te madhe prapa cdo burimi tjeter energjie. Sepse nuk mund te them se ky vendim i kancelares nuk do te kete ndikim ne vendimmarrje te tjera te qeverive te tjera ndaj nje burimi qe dihej se ishte burimi me konstant me i paster por me ate qe ndodhi ne Japoni secili eshte i detyruar te nxjerre leksionin e vet deklaroi Berisha ne fjalen e tij ku dukej se ndihej edhe nje ton keqardhje per shkak te faktit se tashme projekti i Shqiperise per tu bere me central berthamor duhet te priste ne kohe. Shqiperia pretendonte te merrte ndihmen e ndonje vendi te rajonit per te ngritur edhe centralin e saj berthamor dhe ne rast se kjo ndihme nuk do te ofrohej atehere ajo do te detyrohej ta ngrinte kete sipermarrje madhore me shpenzimet e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›