E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen Palet te bashkepunojne me Prokurorine

Gjate nje interviste per Zerin e Amerikes zv.ndihmessekretari i Shtetit per Evropen Tom Kantrimen u beri thirrje dy paleve ne Shqiperi te qetesojne situaten. Nje situate e tille sipas tij ka vetem te humbur dhe nuk mund te kete fitues. Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara nga mundesia e perseritjes se dhunes nenvizon zyrtari i larte amerikan. Zoti Kantrimen e quan te gabuar vendimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per te vazhduar me planet per organizimin e nje proteste tjeter te premten.

Sipas Kantrimen Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojne Shqiperine me hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Institucionet e pavarura ne Shqiperi jane te afta te bejne hetime te besueshme. Por udheheqesit politike duhet te heqin dore dhe te mos i perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik. Ky nuk eshte nje mjet per nje pale te godase tjetren. Partite duhet te mos perzihen por te bashkepunojne me prokurorine dhe te lejojne qe hetimet te vazhdojne.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›