Berisha t’i kthehet zbatimit të ligjit
Sekretari politik i PDS-së, Artur Duçkallari i kërkoi dje Kryeministrit Berisha të zbatojë ligjin dhe të respektojë institucionet e shtetit.
“PDS i bën thirrje kryeministrit, t’i kthehet ligjit dhe zbatimit të tij, duke u hequr pushtetin dhe imunitetin, si dhe duke larguar nga postet shtetërore derisa drejtësia të thotë fjalën e saj, cilindo zyrtar për të cilin sot, organet e Prokurorisë kanë ngritur një akuzë për krim shtetëror dhe korrupsion”, tha Duçkallari. Sipas sekretarit politik të PDS-së, Berisha nuk duhet të pengojë hetimin e organeve të akuzës. “PDS konstaton me keqardhje se, me shpërfilljen e organeve të drejtësisë, dhe sorollatjen prej javësh të kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu, përballë akuzave të qarta të prokurorëve, Berisha ka treguar se ai ka vetëm një aftësi, atë për të shkatërruar shtetin duke mbrojtur krimin shtetëror, korrupsionin dhe të korruptuarit”, u shpreh ai. Sipas tij, Berisha deri tani ka treguar se nuk di të respektojë shtetin dhe institucionet e tij. “Duke marrë në mbrojtje, e madje shpërblyer edhe me poste të larta shtetërore, eksponentët kryesorë të SHIK-ut të ‘97, Berisha dëshmon konceptin e tij paranojak për shtetin. Premtimet dhe përbetimet e tij elektorale për luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit, dhe heqjes dorë vullnetarisht nga imuniteti nga ana e deputetëve të maxhorancës së tij përballë akuzave të Prokurorisë, nuk kanë qenë gjë tjetër veç pjesë të monologut të vjetër të tij demagogjik, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Duçkallari.