E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nëse kënaq veten, do më ndihmojë të dal mirë në kenë”

Olta Boka, përfaqësuesja shqiptare në Eurovision, jep intervistën e parë për website-n zyrtar të Eurosong, që këtë vit zhvillohet në Beograd të Serbisë. 

Këto ditë provash, ndihet e lumtur, tregon se ka kaluar mirë, ka qenë pjesëmarrëse në festa dhe shpreson për vete dhe shqiptarët se do të japë diçka për të hyrë në finale.
Olta a mund të fillojmë duke na dhënë disa informacione mbi karrierën tuaj, që kur keni filluar e deri tani?
Kam filluar të këndoj që në moshën 9 vjeçare, me Korin e Engjëjve të drejtuar nga maestroja e muzikës operistike kombëtare Suzana Turku. Më pas, kam marrë pjesë në festivalet e fëmijëve si në Shqipëri ashtu edhe në vende të tjera si Bullgari, Greqi, Kosovë, Malin e Zi si dhe në Maqedoni. Kam marrë pjesë gjithashtu në një festival evropian të këngës për fëmijë ku kam fituar çmimin e dytë. Në moshën 10-vjeçare, isha pjesë e një koncerti në Shqipëri i titulluar “Gjeniu i Vogël”, ku kam fituar çmimin si interpretuesja më e mirë. Fitorja ime më e madhe ishte, pa dyshim, përzgjedhja në festivalin kombëtar, në të cilin fitova dhe mu dha mundësia të vij këtu.
Përveç të kënduarit a merreni me ndonjë aktivitet tjetër apo studioni?
Vazhdoj shkollën në Tiranë, por për momentin nuk merrem me muzikë, dëshiroj të kem ndonjë kualifikim tjetër përveç të qenit këngëtare.
Kur morët pjesë në Festivalin kombëtar të këngës në Shqipëri, po konkurronit me shumë artistë të mirënjohur. Si u ndjetë që arritët një fitore të tillë dhe fituat të drejtën për të marrë pjesë në Eurovision?
Ishte e pabesueshme, isha pjesëmarrësja me e re. Isha për të promovuar veten, këngën dhe realisht nuk mendoja se do përfaqësoja Shqipërinë në një event kaq të rëndësishëm. Fitorja më bëri vërtet të lumtur. Nuk e prisja, ishte më shumë se një ëndërr, ndihesha shumë me fat. Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe kam kaluar vërtet shumë mirë.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në shkollë apo nuk performoni?
Merrem me gjëra të tjera si të gjithë adoleshentët, më pëlqen të vallëzoj, vrapoj, lexoj, të ndihmoj mamin, të shëtis. Vallëzimi është më i preferuari. Gjithashtu, pasi mbaroj mësimet më pëlqen të shikoj televizor, të kontrolloj e-mail-et dhe gjëra të tjera si këto.
Ndërsa shikoni tv apo dëgjoni muzikë në CD player, ç’lloj muzike ju pëlqen më tepër që të dëgjoni ose shikoni?
Dëgjoj të gjitha rrymat muzikore, më pëlqejnë artistët dhe kulturat e huaja. Më të preferuarat janë baladat, të cilave u përshtatet më tepër zëri im dhe më pëlqen të këndoj këto lloj këngësh.
Shqipëria është përfaqësuar vetëm vitet e fundit në garën e Eurovision. Anjeza Shahini pati një debutim të shkëlqyer që  në finale arriti deri në vendin e 7-të, ndërsa vitet e tjera rezultatet nuk kanë qenë kaq të mira. Cili është popullariteti që Eurovision ka fituar në vendin tuaj?
Gara e këngës në Eurovision është shumë i rëndësishëm në Shqipëri. Ne jemi një vend i vogël dhe jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e kësaj gare. Është një konkurrim shumë i rëndësishëm dhe një mundësi shumë e mirë për një artist shqiptar që të promovojë veten në Eurovison. Pra, është në Shqipëri është i rëndësishëm dhe është pritur mirë nga publiku.
Gara e Eurovision është rritur aq shumë sa duhen dygjysmëfinale që të vendoset për finalistët. Cili do të ishte pozicioni i suksesshëm ose arritja e Shqipërisë në këtë garë që zhvillohet në Beograd?
Për sa i përket gjysmëfinaleve, aktualisht edhe ne në Shqipëri kemi dy gjysmë finale. Së pari, natyrisht që do shpresonim të shkonim në finale. Nëse kualifikohemi, atëherë do të vendosim një synim tjetër. Ne të gjithë dëshirojmë të japim më të mirën në skenë.
A ke pasur mundësi të vizitosh Beogradin, apo të marrësh pjesë në ndonjë festë? A jeni e gëzuar që arritët të performoni në këtë garë?
Gjatë prezantimit në provën e parë isha pak e frikësuar, sepse ishte një skenë e madhe. Nuk kam eksperiencë në të tilla evente dhe është një disavantazh krahasuar me këngëtarët e vendeve të tjera. Tani jam më e sigurt në vetvete. Do të kem bandën shoqëruese me vete, lëvizjet do të jenë pak më ndryshe. Sa për mbrëmjet, dje kam qenë në festën e rusëve dhe maqedonasve. Kam kaluar shumë mirë, nuk e prisja që të ishte aq bukur. Kam vallëzuar dhe jam kënaqur aty. Do të punoj shumë në skenë por përpiqem të shijoj këtë përvojë dhe të marr pjesë në ndonjë mbrëmje, sepse nëse e kënaq veten, kjo do të më ndihmojë të performoj sa më mirë në skenë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›