Braçe: Berisha, tur me premtime të pambajtura
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe akuzoi kryeministrin Berisha për mosmbajtje të premtimeve të tij para shqiptarëve.
Aristir Lumezi
Braçe i cilësoi dje gjatë një konference për shtyp vizitat e Berishës në disa qytete të vendit si “turin e premtimeve të pambajtura”. Socialistët i kërkojnë kryeministrit paraqitjen në Kuvend për t’iu përgjigjur interpelancave të kërkuara në lidhje me Gërdecin, mosdeklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit, çmimet e referencave që po falimentojnë biznesin, si dhe për numrin e lartë të vetëvrasjeve në vend. Braçe, duke iu referuar, premtimeve të PD-së në programin e saj elektoral u ndal në projektet në infrastrukturë, ku sipas tij, “një numër autostradash si Lushnjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, etj., duhet të kishin përfunduar një vit më parë”. Po ashtu, “shifra e investimeve kapitale për katër muajt e parë të këtij viti është vetëm 5.18%”, tha Braçe, duke i quajtur si ‘premtime të pambajtura’ edhe “rritjen e pensioneve dhe kompensimin për krizën e çmimeve”. “Berisha gënjen kur thotë se këto rrugë po bëhen me paratë e luftës kundër korrupsionit. Përkundrazi, ato po bëhen me borxhe. Berisha gënjen edhe për një arsye tjetër, ai po e përdor temën e infrastrukturës, jo se po bën vepra, por për të fshehur korrupsionin, monopolet marramendëse me punët publike”, tha Braçe. Deputeti socialist radhiti pesë gënjeshtra të Kryeministrit Berisha, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me veprat në infrastrukturë, por dhe me pensionet dhe kompensimin e krizës së çmimeve. “Berisha gënjen kur thotë se bëri pensionin minimal 100 dollarë, madje më shumë se 100 dollarë. Pikërisht, loja me kursin e bën edhe më spekulant, sepse sot janë mbi 100 mijë pensionistë në qytet dhe fshat, që nuk e marrin këtë pension, pra marrin më pak. Berisha gënjen kur thotë se në fund të mandatit, ai do të ketë të mbajtur premtimet për dyfishimin e pensioneve të vogla, sepse ai nuk ka premtuar këtë, por dyfishimin të pensioneve, ndërsa tani për më shumë se 60 % të pensionistëve, pensionet nuk janë rritur as 22 %. Dhe kjo nuk është rritje reale, por të kesh parasysh rritjen e tmerrshme të çmimeve”, tha Braçe. Sipas tij, “Berisha gënjen kur premtoi se do të kompensojë qindarkë për qindarkë krizën e çmimeve, sepse në buxhet nuk ka para për ta paguar, madje, në buxhet nuk ka asnjë plan për këtë faturë. Madje, qysh para korrikut që shkoi, nuk është paguar asnjë qindarkë për kompensimin e çmimeve”.
“Braçe gënjen. Po ndërtojmë 8 herë më shumë se qeveria socialiste”
Qeveria po ndërton në rrugë 8 herë më shumë se qeveria më e suksesshme socialiste e 2004. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Transporteve ndaj deklaratës së nënkryetarit të grupit parlamentar socialist. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, Braçe nuk thotë të vërtetën. “Partia Socialiste hodhi sot mbi tryezën e sallës së konferencave të shtypit të PS-së, nënkryetarin 1 euro të grupit parlamentar të saj, për të bërë spekulimin e radhës në lidhje me zhvillimin e infrastrukturës në vend. Në rolin e tij tashmë të njohur të munxa-dhënësit ai u tha qytetarëve shqiptarë se qeveria nuk po ndërtoka rrugë”, thuhet në njoftimin zyrtar të saj. Sipas ministrisë, investimet në rrugë janë në përmasa shumë të mëdha. “Në vitin 2008 qeveria po investon në rrugë 8 herë më shumë seç investonte qeveria e tij në vitin më të mirë që ishte 2004. Realizimi faktik i investimeve për këtë vit është mbi 50 %, ndërkohë qe jemi vetëm në muajin e 5 të vitit, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më sot dhe do të bëjë që i gjithë buxheti suplementar që do të miratohet për herë të tretë në Korrik të këtij viti të shkojë për infrastrukturën rrugore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Transportit. Sipas të njëjtit burim, “të gjitha këto janë investime shumë të mëdha, punë shumë të mëdha, aq të mëdha sa bëhen të pakapshme për përmasën minore intelektuale dhe qytetare të zotit Braçe”.