Kodi Zgjedhor, PS e PD në amulli
Socialistët dhe demokratët bllokohen për reformën zgjedhore.
BLEDAR HOTI
Dy partitë e mëdha nuk kanë një skemë të qartë për mënyrën se si do të operohet për paketën ligjore, që lidhet me administrimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Paketa e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nga të dyja kampet ka mbetur pezull për shkak se nuk është përcaktuar qartë rruga e miratimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Shkaku është se dy partitë e mëdha ende nuk e kanë vendosur nëse ato do të bëhen nga komisioni i posaçëm apo do t’i dorëzohen komisionit parlamentar të Ligjeve. Mandati i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore ka mbaruar prej kohësh. Partia Socialiste, pas ndryshimit të sistemit zgjedhor me anë të Kushtetutës, prej kohësh po punon me grupin e ekspertëve të saj për realizuar propozimet konkrete të ndryshimit që do të pasojnë në Kodin Zgjedhor. Mësohet se në krye të këtij grupi pune të socialistëve është deputeti Fatmir Xhafaj. Ndërsa nga grupi i PD-së, kjo detyrë po i lihet deputetit të PD-së, Ilir Rusmali. Ende nuk dihet nëse demokratët kanë gati paketën e tyre, por dy partitë e mëdha më parë duhet të konkretizojnë rrugën se si duhet të realizohet ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nëse këtë peshë duhet ta mbajë përsëri komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore, apo duhet të shqyrtohet nga ana e komisionit të Ligjeve. Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ka dështuar disa herë në punë, më tepër dy bashkëkryetarët Rusmali nga PD dhe Islami nga PS kanë bashkëpunuar mes tyre se sa me anëtarët e tjerë të këtij komisioni. Në muajin janar të këtij viti, Kuvendi u përpoq që të shtynte për herë të tretë mandatin e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Edhe pse u përgatit projektvendimi për shtyrjen e mandatit, nuk u hodh asnjëherë në votim. Partitë e vogla kontestuan që komisioni të jetë mbi bazën e bashkëkryetarëve nga PD-ja dhe PS-ja, duke kërkuar në të njëjtën kohë edhe heqjen e vetos nga dy forcat e mëdha politike.
Islami ia lë
stafetën Xhafajt
Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm, Kastriot Islami, nuk do të angazhohet përsëri në procesin e reformës zgjedhore. Kjo për shkak se tashmë gjithçka politike është kaluar, duke u realizuar me ndryshimin e Kushtetutës. Sipas burimeve, mësohet se për çështjet teknike ligjore, socialistët pritet të angazhojnë sekretarin e tyre, nënkryetarin e komisionit parlamentar të Çështjeve Kushtetuese, Fatmir Xhafaj. Ndërsa nga kampi i demokratëve nuk ka akoma ndonjë vendim se kush do të jetë drejtuesi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, nëse ky proces do të vazhdohet t’i besohet përsëri ish-ministrit Rusmali. PS-PD duhet të rakordojnë më parë mes tyre për mënyrën se si do të futen në procedura parlamentare nismat ligjore, me komision të posaçëm apo nëpërmjet komisionit parlamentar të Ligjeve.