“Që t’i laj borxhin spektatorit, do të luaj Zhvejkun”
Në moshën 67-vjeçare, aktori i njohur, Luftar Paja, të shtunën në mbrëmje në festivalin “Apollon 2008” vlerësohet me “Çmimin e Karrierës”.
ANILA MEMA
Një çmim i rëndësishëm, për jetën artistike të “Artistit të Popullit”, mjeshtrit të humorit, veç i konvertuar në vlerë monetare, është vetëm 50 mijë lekë të reja. Megjithatë artistët janë modestë, vlefta nuk ka vlerë për ta sesa vlerësimi. E kësisoj, aktori Paja, këtë vlerësim e quan djersën e dyzet viteve, nder për punën e tij dhe borxh për spektatorin shqiptar. E për ta zvogëluar disi këtë “borxh”, Luftar Paja mendon që me pak sakrificë e pak truk të realizojë ushtarin e mirë Zhvejk. Është roli që do të realizojë derisa të jetë gjallë. Kështu deklaron aktori në këtë intervistë për gazetën tonë.
Zoti Paja, sapo jeni vlerësuar me “Çmimin e karrierës” në festivalin “Apollon 2008” realizuar në qytetin e Fierit. Është ky një sinjifikim i punës suaj shumëvjeçare?
Ndoshta nuk jam në gjendje unë, nuk di ta shpjegoj me fjalë, por kjo do të thotë që djersa e dyzet vjetëve është derdhur kryesisht në atë skenë që mora atë çmim, në skenën e “Bylis”. Por mua mu bë një nder shumë i madh për punën që kam bërë, veç meraku më i madh që kam është a do ta laj këtë borxh që i kam spektatorit fierak dhe atij të mbarë Shqipërisë. Ne artistët, sidomos ata që kanë një kohë të gjatë që debutojnë në skenë dhe i kanë kapërcyer dhe kornizat e guackës dhe rrethit të tyre, kanë detyrime të mëdha se kudo që shkojmë na përshëndesin dhe kërkojnë nga ne. Kjo na bën të përkëdhelur dhe të mendohemi. Të paktën ta zvogëlojmë atë borxh se për ta larë, nuk besoj se e bëjmë dot deri në fund se përderisa i madhi Kadri Roshi deri ditën që vdiq tha “më mbetet merak borxhi që s’po ia laj dot spektatorit” atëherë kush jam unë para tij. Unë jam i mbytur deri në grykë në borxh me spektatorin.
Kjo do të thotë se do t’ju shohim ndoshta shpejt në skenë?
Me këtë fuqi dhe energji që kam, ndihem tepër optimist dhe medoemos do më shikoni. Veçse ndodh ndonjë e papritur se jemi të gjithë në pirg(shikoje vet....)të vdekjes, por deri sa të jem gjallë do punoj se jam gjallë.
E keni menduar ndonjë rol?
Unë kam menduar role. Kam qejf që të mblidhemi dhe njëherë ashtu siç kemi qenë në Estradën e Fierit. Por e kam ëndërr rolin e Zhvejkut dhe duke bërë një sakrificë me moshën dhe ndonjë truk, them se ia arrij qëllimit me këtë figurë shumë simpatike, i cili ka një domethënie të madhe sepse me shumë zgjuarsi dhe mençuri pasqyron vlerat e popullit çek. Se Fierit i kam borxh. Kjo është si puna e kredive të mëdha dhe të vogla që i marrin njerëzit. Kredinë e madhe ia kam gjithë publikut shqiptar, kredinë e vogël publikut fierak se ai më kupton dhe më fal ndonjëherë. Kam më shumë afrimitet me publikun fierak, e gjej gjuhën dhe i kërkoj të më falë ca kusure.
Estradat sot nuk ekzistojnë më. A ju vjen keq?
Më vjen shumë keq, por shoh një dritare, e cila do shumë mund e djersë që t’i punojnë menteshat për bukuri. Në qoftë se do të jetë predispozicioni i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk ka gjë që nuk kapërcehet. Këtë e shikoj te puna që bën bashkia e Fierit me trupën e teatrit. Atje ku ka vlera ne nuk duhet të hezitojmë dhe të propagandojmë. Është fati i madh i tyre që artistët e mëdhenj të Shqipërisë, pohojnë që të ketë në çdo rreth një bashkiak si Baftjar Zeqja. Ai bën më së miri punët dhe është artist në shpirt. Kush e ka keq me artistët mjerë ai i shkreti sepse artistët janë zemërgjerë, por mbi të gjitha kanë masën e madhe, kanë popullin me vete. Ndaj ju lutem qeveritarëve të çdo lloj kategorie t’i respektojnë dhe do të kërkoja nga artistët të punojnë, rrisin vlerat që të kenë marrëdhënie të mira me pushtetin..
Çfarë ka trashëguar djali juaj nga ju?
Ka trashëguar modestinë, sinqeritetin dhe genin.
Ku doni ta shihni nesër?
Kënaqësia e prindërit është që fëmijën ta shohë mbi veten, por e rëndësishme është sa më shumë të punojë, aq më shumë rriten vlerat. Kam thënë njëherë që mburru me koburen tënde se unë timen e zbraza. Po bëj një krahasim me dy kallinj gruri, njëri ecën përjetë dhe tjetri i varur. Ai kalli gruri që ecën përjetë e nuk sheh poshtë, është pa bukë, ai kalli që ka ulur kurrizin e shikon në tokë, është plot me bukë, prandaj secili në punën e tij, në qoftë se do të ketë kallirin me bukë, duhet të ulë kurrizin, të punojë e të jetë modest. Unë këtë i uroj djalit, jo modest i shtirur, por me punë. S’ka nevojë që të kërkosh vet kontributin tënd, ta japin të tjerët pasi të kesh derdhur djersë.
fituesit
Çmimi i Karrierës
Me këtë çmim vlerësohet mjeshtri i humorit, “Artisti i Popullit”, Luftar Paja në moshën 67-vjeçare
Aktori më i mirë
Timo Flloko vlerësohet për realizimin e Edi Karbones në shfaqjen “Pamje nga ura”, të Artur Millerit
Aktorja më e mirë
Yllka Mujo në “Apollon 2008” aktorja e njohur vlerësohet për interpretimin e saj si Beatris në veprën “Pamje nga Ura”
Aktorët jo protagonistë
Loredana Gjeçi vlerësohet për interpretimin e saj në shfaqjen e Jean Genet “Shërbëtoret” vënë në skenë nga regjisori Kiço Londo
Sanie Hoti vlerësohet me të njëjtin çmim për rolin e saj në shfaqjen “Të gjitha të njëjtën histori” me regji të Driada Dervishit
Çmimi special
Vlerësohet aktori nga Kosova Çun Lajçi, (çmim joprotagonist për aktorin, por i quajtur special) për rolin në shfaqjen “Përplasja”
Flloko: Nuk di nëse Edi Karbone është roli më mirë
Timo Flloko vlerësohet me çmimin si aktori më i mirë në festivalin e aktrimit “Apollon 2008”, që për të, është e rëndësishme që ka marrë një çmim në teatër. “Kjo mua më ka motivuar dhe ndiehem i çliruar nga barra e përgjegjësisë pas kësaj maratonës së këtyre shfaqjeve që kemi dhënë nga Tirana, Vlora, Korça dhe Fieri ku u kurorëzua si aktivitet. Është një klimaks i këtij procesi të lodhshëm dhe frytdhënës” shprehet Flloko pas vlerësimit të shtunën në Fier. Për të çmimi konsiderohet si një moment final. “Një trofe, është një vlerësim për punën dhe e motivon artistin kur është një punë me sukses. Pa duartrokitjet dhe emocionet e spektatorit nuk ka asnjë gjë vlerë në teatër. Teatri është magjia që krijohet mes spektatorit dhe trupës” thotë ai. Megjithatë heziton të thotë, nëse roli i Edi Karbones është roli i tij më i mirë. “Në teatër unë nuk kam bërë shumë role, jo se nuk kam qëndruar pranë teatrit, unë jam pedagog në Akademinë e Arteve dhe fillimet e mia të karrierës kanë qenë në teatrin e rinisë së Kujtim Soahivoglit, atëherë në Akademinë e Arteve me shfaqje të tilla si “Shok i klasës tonë” që është vënë mbi 150 herë, “Midis dy njerëzve”, “Babai” dhe me shfaqjet e fundit pas viteve 2000", shton Flloko.
Dilema e artistëve, të jenë në garë, juri, a drejtues?!
Fieri si çdo muaj maj, edhe këtë vit është kthyer në një qendër arti. Për pesë ditë me radhë në teatrin “Bylis” janë ngjitur trupa të ndryshme të teatrit mbarëshqiptar. Ndërsa mbrëmjen e së shtunës “Apollon 2008”, janë shpallur fituesit e edicionit të shtatë të tij. Pas shfaqjes përshëndetëse të trupës së Teatrit të Korfuzit në Greqi dhe asaj italiane, aktorja fierake, Hajrie Rondo, deklaroi mbylljen e festivalit, ndërkaq, urimet siç e do “zakoni” do të vinin si për artistët e vlerësuar, po aq dhe nga ata për festivalin. “Artisti i Popullit” Luftar Paja, është nderuar në këtë mbrëmje me çmimin e karrierës. Aktori i njohur nga Fieri, pas vlerësimit nga juria shprehet se nuk e laj dot borxhin që i kam spektatorit të Fierit dhe mbarë Shqipërisë. “Do të mundohem me mish e shpirt sa të kem jetën t’ua shpërblej”, tha ai. Ndërkohë çmimet e para për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë, kanë shkuan për Timo Fllokon (Çmimi i tij, pothuajse ishte i ditur që në momentet e para kur, u prezantua programi i veprave pjesëmarrëse në këtë garë)dhe Yllka Mujon, të dy të vlerësuar për rolet përkatëse të Edi Karbones dhe Beatris në veprën “Pamje nga ura”. Aktorja Mujo uroi që ky festival të mos mbarojë kurrë, duke dhënë gjithmonë vlera dhe përmasa të reja, ndërsa për Fllokon festivali është kthyer në një traditë shumë interesante”. Veç tyre u nda edhe çmimet për debutantët e rinj, aktores Loredana Gjeçi për interpretimin e saj në shfaqjen “Shërbëtorët” dhe Sanie Hotit për interpretimin në shfaqjen e Driada Dervishit “Të gjitha të njëjtën histori”. Ndërkaq një çmim special kësaj here ka shkuar edhe për aktorin nga Kosova, Çun Lajçi për interpretimin e ri në shfaqjen “Përplasja” të vënë në skenë nga regjisori Ekrem Kryeziu. Gjatë marrjes së çmimit, Lajçi, tha se “sa mirë të kesh shtet, do të jem aktori i parë që “Apollon 2008” e çoj në Republikën e Kosovës. Më vjen mirë që Shqipëria në moshën 62-vjeçare më dha një çmim”, u shpreh ai për vlerësimin që iu bë në “Apollon 2008”. Gjatë gjithë ditëve të festivalit të aktrimit të organizuar nga drejtuesit dhe ideuesit e saj, prej shtatë vitesh, Adonis Filipi dhe Klajdi Marku, shfaqjet janë ndjekur nga një juri artistësh me në krye, aktorin Bujar Asqeriu, aktoren e njohur Tinka Kurti dhe aktorin Niko Kanxheri. Mes këtyre emrave duhet theksuar se një nga drejtuesit Klajdi Marku, përveç organizimit të këtij festivali, ka qenë edhe pjesë e garës së aktrimit, me shfaqjen “Fqinjët” të vënë në skenën e Fierit nga regjisori Dhimitër Orgocka dhe me tekst të Ruzhdi Pulahës. Por kjo nuk është gjë e re për festivalin “Apollon”, pasi Marku, ka konkurruar edhe në edicione të tjerë të këtij aktiviteti, njëkohësisht duke qenë dhe drejtor i kësaj gare mbarëkombëtare për aktrimin, madje gjatë një viti është vlerësuar edhe me çmim. Ndërkohë ajo që të vë disi në mëdyshje është zgjedhja e aktorit Bujar Asqeriu, i cili këtë vit ka hequr dorë nga gara, pse jo edhe çmimet e këtij viti, ndonëse ka qenë pjesëmarrës i kësaj gare. Me shfaqjen e Artur Millerit, “Pamje nga Ura”, Asqeriu, i cili duhet theksuar se në këtë shfaqje ka realizuar rolin më të mirë, gjatë karrierës së tij, atë të Markos. Asqeriu ka zgjedhur të jetë pjesë e jurisë, madje të drejtojë atë, duke përjashtuar kësisoj veten nga gara. E të tilla gjëra rrallë ndodhin në festivale kombëtare a ndërkombëtare. Por me sa duket në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit që realizohet çdo vit në Fier, kjo nuk përbën më një problem, pasi ka disa vite që përsëritet, dhe tashmë është kthyer gati në traditë. Megjithatë ajo që mbetet për tu diskutuar nga kritikët, të cilët janë po të njëjtën, të përvitshmit, e sigurisht në minorancë, është cilësia e shfaqjeve që konkurruan në këtë edicion të shtatë të kësaj gare aktrimi. Cilësia e dobët e tyre, jo vetëm gjatë shfaqjeve të tyre dhënë në teatro të ndryshëm, por konfirmohet edhe nga pjesëmarrës të bordit të festivalit. Merrnin pjesë “Fqinjët” e Dhimitër Orgockës, një dramë e shkruar nga Ruzhdi Pulaha, që më shumë se sa një vepër morali nuk quhej tjetër. Merrnin pjesë në këtë garë edhe shfaqja e teatrit “Petro Marko” të Vlorës me shfaqjen “Jo të gjithë vijnë për të vjedhur” nga Dario Fo me regji të Donald Hasanit, gjithashtu teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit me pjesën “Të gjitha të njëjtën histori”, e Dario Fo dhe Ram, me regji të Driada Dervishit, po ashtu edhe kompania private “Çajupi” me “Shërbëtoret” e Jean Genet me regji të Kiço Londos apo teatri profesionist i Pejës me shfaqjen “Përplasja” e Ekrem Kryeziut. Gjatë ditëve të garës, padyshim një gjë e tillë nuk u bë nga “kritikët”. Po aq e vështirë është të ndodh siç thotë populli “si të vjelat pas kofinit”!