Berisha, tranzicioni dhe Katovica
Tranzicioni i tejzgjatur shqiptar është terminologjia më e spikatur për të shërbyer si argument justifikues ndaj gjithë prapësive që i vijnë vendit dhe taksapaguesve nga keq qeverisja. Jemi në tranzicion. I ka tranzicioni këto. Sa të përfundoj tranzicioni…, janë shprehje standard që i dëgjon kudo, gjithandej. Janë slogane përmbyllëse të bisedave debatuese midis palëve të ndryshme politike, që lëshohen sa herë shqiptarëve u duhet ti përfundojnë me happy end këto debate. Sepse, realisht, tranzicioni shqiptar është nga të vetmit që ka nisur më shumë se dy dekada më parë dhe ende nuk ka përfunduar. Madje-madje, as që ka sy se mund të ketë një fund për sa kohë në krye të pushtetit të mos kemi politikanë e qeverisës të papërlyer me mëkatet e ish diktaturës komuniste. Ka ndodh kjo tek ne, ndërkohë që mjaftoi pak më shumë se një dekadë që vendet e tjera të ish lindjes komuniste ta përfundonin këtë fazë të pa anashkalueshme të ndërrimit të sistemit për tu gjendur sot në trasenë e konsolidimit të shoqërive demokratike.
Ish- vendet e përfshira në Federatën Jugosllave, Bullgaria, Rumania, Çekia, Sllovakia, Polonia, Gjermania Lindore,Hungaria etj., që dikur ishin pjesë e kampit komunist lindor, prej vitesh e kanë kaluar kanalin e tranzicionit. Atë kanal që tek ne vazhdon të jetë ekzistentë edhe sot e kësaj dite, duke qenë varr i hapur për sistemin e ri, dmth për demokracinë. Përse? Kujt i intereson qenie pambarimisht në këtë tranzicion që nuk po njeh fund? Sepse tranzicioni i një periudhe presupozon ekzistencën e saj si kalimtare. Qenien prezente të kësaj njësie kohore deri në një stad të caktuar. Qenien e saj një lloj amortizuesi i vlefshëm për të ndalur traumat, rupturat etj., fenomene të dëmshme, që mund të shkaktohen nga veprimet e ndërskajshme.
Si koncept tranzicioni nuk është term specifik. Nuk i përket vetëm politologjisë, as dhe vetëm sociologjisë, ekonomisë etj., por gjithësisë së jetës njerëzore. Është një kufi kohor i ndërfutur midis dy fazave të jetës: ndryshimit dhe zhvillimit. Në shoqëritë komuniste të kampit lindor, tranzicioni filloi me rrëzimin e Murit të Berlinit,vazhdoi me realizimin e një sërë proceseve dekomunistifikuese dhe përfundoi kur pjesa dërmuese e vendeve të përfshira në këtë kamp njohën pranimin në bashkësinë e vendeve europiane. Gjatë këtij tranzicioni këto vende realizuan një sërë reformash të domosdoshme për të ngritur më pas sistemin e ri demokratik. Ato nuk e nisën fazën tranzitive të ndryshimit me instalimin dhe përsosjen e një sistemi qeverisës të dalë nga vota të vjedhura e të manipuluara. As dhe duke pasur në bazë strategjinë katoviciane të ruajtjes së pushtetit komunist nëpërmjet administrimit të tij prej spiunëve. Këto vende e nisën ndryshimin e sistemit me reformën dekomunistizuese, duke e ndalur pjesëmarrjen e ish- udhëheqësve komunistë në politikën e niveleve të larta dhe në qeverisje. Një pjesë e këtyre udhëheqësve, pikërisht ata që kishin tejkaluar kompetencat ligjore gjatë ushtrimit të detyrave, u ndëshkuan. Çaushesku me të shoqen u vranë, Hënekeri, udhëheqësi i fundit komunist i Gjermanisë Lindore u burgos, dhe po të njëjtin fat patën dhe homologët e tyre të vendeve të tjera ish- komuniste. Por gjatë fazës së tranzicionit, nëpër këto vende u hapën dosjet e ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete komuniste, për tia ndalur hovin revolucionar të rokadizimit spiunëve vullnetar(po përdor termin e kohës), aspirantë për të përfituar detyra drejtuese në sistemin e ri.
Gjatë fazës së tranzicionit nëpër këto vende, shteti njohu borxhin ndaj shtresave të persekutuara dhe të ndëshkuara padrejtësisht, duke mos ngurruar ti dëmshpërblejë. Kapitalizimi i pronës publike, liberalizimi i ekonomive të centralizuara të këtyre vendeve nuk u bë sipas ligjit uesterian të gllabërimit nga më i pushtetshmi, pra nga më i forti, por nën mbikëqyrje të rreptë, duke ju nënshtruar garimit, sipas konceptit të ekonomisë konkurruese. Shteti në pjesën dërmuese të këtyre vendeve e ruajti monopolin e aseteve publike që ishin rentabël, ndërsa e nisi kapitalizimin e ekonomisë duke u njohur, më së pari, pronat e kolektivizuara gjatë komunizmit, pronarëve të vërtetë të tyre. Qeveritë e dala nga zgjedhjet e pamanipuluara të këtyre vendeve nuk u angazhuan për të ngritur as shërbime policore e gjyqësore familjare dhe as rrjete kriminale që të komandonin strukturat shtetërore. Gjatë tranzicionit, elitat drejtuese të ish shteteve komuniste nuk u morën me hartimin e politikave përçarëse të grupeve sociale, por vazhduan të hartojnë politika në partneritet bashkëpunues. Për pasojë, sindikalizmi, apo grupimet e tjera të shoqërisë civile nuk u asgjësuan e as u parcelizuan sipas rreshtimit politik.
Por tranzicioni në këto vende nuk u shfrytëzua nga politikanët sundues për të thurur e konsoliduar kasta individësh që ti shërbenin pushtetit të tyre personal,kundrejt përfitimit. Nuk u shfrytëzua për të vrarë e asgjësuar ngritjen e kolonave dhe të pushteteve të tjera, me qëllim për ti vënë ato në shërbim të unipushtetit…
Ka dhe shumë e shumë reforma të tjera, të ndërmarra gjatë periudhës kohore të tranzicionit, me sens parapërgatitjen e futjes së këtyre ish- vendeve komuniste në sistemin e ri të kapitalizmit demokratik, ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur në Shqipëri. Në Shqipërinë që për dekada me radhë tranzicioni nuk njeh asnjë nga përvojat e mësipërme. Nuk njeh votën e lirë, të ndershme dhe të pamanipuluar. Nuk njeh proces të vërtetë dekomunistizimi, por klounata historiko-gjyqësore dhe ngjitje në pushtet të komunistëve më të zinj antikomunist. Tranzicioni shqiptar nisi si implementim me fanatizëm i strategjisë së Katovicës. Çka solli moshapjen e dosjeve të spiunëve të Sigurimit të Shtetit komunist. Ndaj dhe sot të tillë si Medicina, Tigri, Dizenjatorja, Shishja e qumështit, Llulla, Masoviku, I vogli, Financieri, Rrezja e diellit, Diplomati, Alfons Ballsha, Çibuku, Mastiçi, Revista, Plepi etj., gjenden në krye të politikbërjes dhe qeverisjes. Duke qenë një pushtet mishel me objektiv kryesor mbajtjen në krye te drejtimit të demokraturës dhe jo demokratizimin, reformat e propaganduara si të suksesshme e kanë kthyer ekonominë nga publike në pronë të një grupi individësh bashkëpunues me pushtetin. Që po për këtë arsye përfitimi nuk stimulojnë zhvillimin por vetëm zhvatjen.
E dhëna e gjendur në raportin e përvitshëm 2012,të kompanisë Wealth X, se gjatë këtyre viteve të ikura në tranzicion, Shqipëria ka arritur të jetë vendpronësie e 55 multi-milionerëve, që zotërojnë në total një pasuri prej 7 miliardë dollarësh,-nuk është i vetmi tregues që i jep përgjigje pyetjes së tejzgjatjes së tranzicionit shqiptar. Sepse edh
