E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një martesë që mbahet nga kostoja e divorcit

Harold James/Universiteti Princeton/

Çfarë po ndodh me Evropën? Kërcënimi i një shpërbërjeje të pakthyeshme të eurozonës dhe së bashku me të, të vet Bashkimit Evropian po zbehet. Evropianët e kanë të vështirë të gjejnë një përgjigje pozitive për të përshkruar atë eksperiment në të cilin kanë qenë të angazhuar gjashtë dekadat e fundit. Një interpretim i përbashkët dhe i zakonshëm është ai sipas të cilit integrimi i bën njerëzit më të mirë. Bashkimi supozohet të jetë themeli i përparimit. E gjitha kjo sjell në kujtesë disa argumentime shumë serioze që ishin bërë përgjatë shekullit të 19-të lidhur me integrimin nacional dhe unifikimin. Në veçanti, dy vendet, problemet e të cilave përmbanin shumë nga nevojat e Integrimit Evropian të shekullit të 20-të-Gjermania dhe Italiaishin kulutralisht dhe politikisht tepër të ndryshme. Në të dyja këto vende, nacionalizmi romantik i fillimit të shekullit të 19-të, i bëri udhë një obsesioni të qartë ndaj fuqisë ekonomike, sidomos pas dështimit të revolucioneve të vitit 1848. Ndërsa, sot, teksa shohin përpara duke kërkuar të ardhmen, evropianët mund të dallojnë vetëm rënie ekonomike dhe ndërhyrje për ndihmë. Europa nuk do të thotë gjë tjetër, veç sakrificë: evropianët e veriut që paguajnë për jugorët që kërkojnë ndihmë përmes transfertash të mëdha. Alternativa e të menduarit të integrimit evropian, thjesht si një rrugë për gjenerimin e mirëqenies dhe përparimit, shpesh gjen analogji te martesa. Në fundin e viteve ’80 për shembull, Komisioneri i atëhershëm i Komisionit Evropian, Zhak Delor, teksa ngrinte çështjen e një Europe me dy shpejtësi, sugjeroi se një ose dy vende të saj, mund të kishin nevojë për një “kontratë të re martese”. Evropianët kanë një marrëdhënie unike me të cilën askush-sidomos SHBA-të- nuk duhet të fusë hundët. Siç do ta përkufizonte Dominik Shtraus Kan në vitin 1997: “Njerëzit që janë martuar nuk dëshirojnë të tjerë në dhomën e gjumit”. Por, martesa mund të jetë një institucion që prodhon tensione. Sipas gazetarit britanik Martin Volf “Europa është një martesë e mbajtur gjallë vetëm nga kostoja e lartë e divorcit”.

Marrë nga Today’s Zaman

Botohet me shkurtime


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›