E Enjte, 5 Nëntor 2026

Berisha u bashkohet protestuesve, shkon drejt Kryeministrisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, u është bashkuar protestuesve të mbledhur para selisë blu dhe bashkë me ta kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Nuk ka një skenar se si do vijojë protesta, nisja e të cilës u shty rreth gjysmë ore nga orari zyrtar 16:00 që ishte lajmëruar. Deri tani janë bërë të ditur folësit që do tu drejtohen protestuesve që nisin me Aldo Bumçin dhe do të përfundojnë me ish-kryeministrin Sali Berisha. Protesta është thirrur kundër nismës Open Balkan. 

Folësit në protestë:

Aldo Brumçi

Melihate Termkolli

Bujar Nishani

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Edit Harxhi

Megi Balliu

Ylli Manjani

Sali Berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›