E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, një italian i dyshuar si autor i vrasjes së shqiptarit

Sipas medias italiane, viktima sa herë që ishte ndaluar nga karabinierët kishte dhënë gjeneralitete të ndryshme. Policia identifikon si autor të vrasjes një shtetas italian. 

ROME-Breda 24 orësh policia italiane ka arritur të identifikojë të dyshuarin si autor të vrasjes së emigrantit shqiptar Xhevair Malaj, 27 vjec në Santa Maria Capua Vetero. Viktima u gjet i vdekur me thika në orët e para të ditës së djeshme nga policia italiane.
Sipas medias italiane, 27 vjecari njihej si person me precedentë penalë për vjedhje, dhe shpërndarje të lëndës narkotike. Policia thotë se autori është italiani me inicialet A. D, 30 vjec ndaj të cilit është firmosur dhe urdhërndalimi. Vrasja mund të ketë ndodhur pas një sherr mes autorit dhe viktimës.

Në fillim policia ka nisur hetimet e vrasjes që mund të kenë lidhje me prostitucionin dhe trafikun e drogës. Ndërkohë identiteti i vërtetët i viktimës mund të jetë një tjetër, pasi sipas policisë sa herë që ishte ndaluar nga karabinierët viktima kishte dhënë gjeneralitete të ndryshme.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›