E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, urdhër sekret që para një viti për nisjen e negociatave me Greqinë për kufirin detar

Partia Demokratike sulmoi dje PS-në dhe Aleancën KuqeZi, se shpifnin për akuzat e tyre ndaj Berishës, në lidhje me negociatat për kufirin detar me Greqinë. Por, duket se e vërteta qendron ndryshe.

Kryeministri Berisha, sipas Shqiptarja.com, me anë të një urdhri sekret, ka urdhëruar nisjen e negociatave për kufirin detar me Greqinë, që një vit më parë.

Vendimi i lëshuar zyrtarisht që më 4 korrik të 2011, autorizon ministrinë e Jashtme për të ngitur grupin ndërinstitucional për të filluar negociatat me Greqinë. Vendimi ndonëse i marrë një vit më parë, nuk figuron në asnjë Fletore Zyrtare.

Jo vetëm kaq ministria e Jashtme ka mbledhur grupin e ekspertëve (në disa takime) për të filluar punën për delimitimin e shelfit detar. Shqiptarja.com ka mundur që të zbardhë urdhrin sekret të Berishës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›