E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e Gentian Beqirit, lihen në burg policët roje

Viktima Gentian Beqiri

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për dy policët e ndaluar pas vrasjes së, Gentian Beqirit pak ditë më parë.

Sot pritet të jepet vendimi edhe për të akuzuarit për vrasjen e Gentina Beqirit, dhe babait të tij, Nezir Beqiri.

Seanca po zhvillohet nën masa të larta sigurie, ndërsa  nën akuzën për shpërdorim detyre, me kërkesë të prokurorit, Binas Mina, gjykata vendosi masën e sigurisë burg pa afat për policët,  Sami Dersula dhe Reshat Budani.

Gentian Beqiri i vra në shtëpinë e tij, ndërsa ishte nën arrest shtëpie, pasi akuzohej për vrasjen me armë të një biznesmeni disa vite më parë në qytetin e Elbasanit.

Shtëpia e viktimës ruhej nga policët, por autorët kishin mundur të kalojnë policinë pasi ishin prezantuar si shokë të viktimës.

Rreth 1 orë pas ekzekutimit të Gentian Beqirit, vdiq edhe babai i tij, për të cilin ekspertiza konfirmoi se kishte vdekur për shkak të dhunës që ishte ushtruar ndaj tij nga vrasësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›