Spahiu: Berisha mashtroi shqiptarët e Kosovës për portin e Shëngjinit, ia dha Fazlliçit
Aleanca KuqeZi është ndalur gjatë ditës së sotme në Shëngjin, ku ka organizuar një takim me pushuesit kosovarë në këtë plazh. Gjatë këtij takimi, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka akuzuar kryeministrin Berisha se ka mashtruar shqiptarët e Kosovës për portin e Shëngjinit.
Kryeministri krokodil mashtroi dy milionë shqiptarë të Kosovës. I premtoi portin e Shëngjinit qeverisë së Kosovës dhe ia dha Fazlliçit.Kryeministri realizoi ëndrrën serbe për dalje në Adriatik, ka thënë Spahiu gjatë fjalës së tij.
Spahiu tha se Berisha po bashkëpunon me kryeministrin serb Nikoliç kundër bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia i është mirënjohëse përjetë Berishës për izolimin e shqiptarëve dhe për daljen në Adriatik, pohoi Spahiu, duke thënë se Berisha është përgjegjës që Shqipëria është prapa Serbisë në rrugën drejt BE-së.