E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha urdhëron Forcat e Xhenios të ndërhyjnë për hapjen e rrugëve

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha po ndjek në mënyrë të vazhdueshme situatën e rënduar për shkak të motit të keq në zonat e veriut, verilindjes dhe juglindjes së vendit. Kryeministri Berisha përgëzon të gjitha Forcat e Emergjencës Civile, njësitë e Xhenios, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe autoritetet vendore të cilat gjatë 24 orëve që kaluan kanë bërë të pamundurën për të garantuar kalueshmërinë në akset rrugore kryesore kombëtare, për të transportuar të sëmurët nga komunat e bllokuara nga dëbora si dhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve të mbetur në dëborë në orët e para pas mesnatës. Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes që Forcat e Xhenios të marrin nën mbikëqyrje segmentin rrugor Shëmri-Fushë Arrëz dhe të bashkëpunojnë aty me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Mirëmbajtjes së Rrugëve. Ndërkohë Shtabi i Emergjencës pranë Ministrisë së Brendshme mban një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha komunat e bllokuara nga reshjet në mbarë vendin. Situata aktuale e rënduar nga reshjet dhe stuhitë e dëborës po ndiqet në vazhdimësi.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›