“Akset nacionale të kalueshme”
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Drejtoritë Rajonale në të gjithë vendin po punojnë intensivisht dhe janë në gatishmëri të plotë për të mbajtur në gjendje pune dhe nën kontroll kalueshmërinë e të gjitha llojeve të mjeteve në akset rrugore kombëtare. Burime nga kjo ministri bënë të ditur se në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme, prefekturat dhe pushtetin lokal, po ndiqet situata shumë e vështirë, e krijuar nga moti i keq në disa prej akseve rrugore të vendit. Momentalisht, të gjithë akset nacionale janë nën kontroll, pavarësisht vështirësive të mëdha që po shkakton dëbora e dendur. Të njëjtat burime vënë në dukje se në qarkun e Tiranës rrugët janë të lira dhe pa probleme për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë, në Kërrabë, Bërzhitë dhe Dajt janë një sërë mjetesh, si: borëpastruese, ekskavatorë dhe fadroma, të cilat janë gjatë gjithë kohës në punë. Në qarkun e Elbasanit rrugët janë të kalueshme. Edhe në Qafë-Thanë nuk ka probleme për momentin, por gjithsesi, janë 3 mjete që po punojnë për kontrollimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të situatës dhe vazhdon hedhja e kripës për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve. Në qarkun e Korçës akset janë të gjitha të kalueshme, por rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për automjetet. Në Plloçë po punohet me borëpastruese dhe grejder, në segmentin Grabovë – Korçë po punohet me borëpastruese, në aksin Korçë-Qafë Qarr – Ersekë - Leskovik janë gjithsej 5 borëpastruese, 1 xhipsit dhe 1 fadromë, në Korçë – Voskopojë dhe Korçë – Dardhë po punohet me borëpastruese dhe traktorë. Gjithashtu, edhe në segmentet Korçë – Dogana e Liqenasit, Bilisht-Baban-Hoçisht, Plasë-Pojan-Pendnavinj dhe Maliq-Lozhan-Moglicë po punohet me borëpastruese, grejder dhe fadroma për shpërndarjen e kripës dhe skorjeve për të siguruar kalueshmërine e tyre të vazhdueshme. Në qarkun e Gjirokastrës nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve. Në segmentet Qafë-Muzinë dhe Shkallë e Zezë janë gjithsej 4 fadroma, grejdera, si dhe 1 automjet për hedhjen e kripës dhe skorjeve. Në qarkun e Shkodrës kalimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Akset problematike janë Qafë Mali-Qafë Shllak-Fierzë, Pukë – Fushë Arrëz, Shkodër – Pukë. Po punohet me borëpastruese, grejder dhe automjete për hedhjen e kripës. Janë duke punuar gjithashtu dhe të gjithë punëtorët e firmave kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve. Është lajmëruar Drejtoria e Policisë së Qarkullimit Rrugor për moslejimin e mjeteve pa zinxhirë. Situata, veçanërisht në zonën e Qafës së Malit, mbetet e vështirë për shkak të stuhisë së fortë të dëborës që ka mbërritur në rreth 70 centimetra trashësi. Në qarkun e Lezhës, në aksin Rrëshen – Rubik – Qafë Bene qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Eshtë lajmëruar Drejtoria e Policisë së Qarkullimit Rrugor për moslejimin e mjeteve pa zinxhirë. Në qarkun e Dibrës aksi Peshkopi – Ura e Cerenecit është i kalueshëm me zinxhirë dhe po punojnë 2 fadroma, 1 borëpastruese dhe 1 varinsk. Në segmentin Qafë Buall-Ura e Cerenecit po punojnë 3 borëpastruese, 1 varinsk dhe 1 fadrom me zinxhirë si dhe vijon hedhja e kripës dhe e rërës për të mbajtur në gjëndje kalueshmërie rrugën. Situata paraqitet e vështirë edhe në zonën e Maqellarës, për shkak të erërave të forta dhe temperaturave shumë të ulëta, që bëjnë që dëbora të shndërrohet menjëherë në akull. Në qarkun e Kukësit, aksi Morinë – Kukës, Kukës – Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë. Ka 4 mjete borëpastruese në këtë lot. Në aksin Kukës – Morinë po punohet që në orët e para të mëngjesit me 1 borëpastruese dhe 1 ekskavator. 3 borëpastruese po punojnë në Kukës – Qafë Shllak. Në Kukës-Shishtavec po punon 1 traktor për të zhbllokuar rrugën. Aksi Kukës-Drajrec-Peshkopi është i hapur deri në Kolosjan- Domaj dhe 1 ekskavator po punon për ta mbajtur të hapur këtë segment. Në aksin Kukës – Krumë lëvizet me zinxhirë, ndërkohë është 1 ekskavator që po punon. Në aksin e Tropojës po punojnë 2 ekskavatorë dhe 2 borëpastruese. Në qarqet e Durrësit, Vlorës, Fierit dhe Beratit nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve. Ministria e Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe drejtoritë rajonale do të vazhdojnë të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme të gjithë situatën, për të bërë të mundur mbajtjen hapur dhe kalueshëm të të gjitha akseve nacionale.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009