Ministria e Arsimit mbyll shkollat me probleme në veri të vendit
Autori i Lajmit: red.
Për shkak të motit të keq të ditëve të fundit, sidomos në zonat malore të vendit, shtabi i ngritur në Ministrinë e Arsimit, në drejtimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, vendosi pasditen e djeshme mbylljen e disa shkollave. Konkretisht, në qarkun e Dibrës, (Dibër, Bulqizë, Mat) dhe në rrethet Mirditë e Librazhd do të pezullohet mësimi për tri ditë në të gjitha shkollat, për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë të këtyre zonave. Në qarkun e Kukësit mësimi do të pezullohet vetëm në shkollat pranë komunave, ndërsa do të vazhdojë mësimi në shkollat pranë bashkive të Kukësit, Bajram Currit dhe Hasit. Në rrethin e Pukës, mësimi do të zhvillohet vetëm në qytetet Pukë e Fushë-Arrëz, në të gjitha komunat e këtij rrethi do të ndërpritet mësimi për tri ditë. Kjo Ministri njofton se koha e humbur e mësimit do të kompensohet në ditët e shtuna të pasrifillimit normal të aktivitetit mësimor. Ministri Beja tha se “kjo masë mbështetet në Dispozitat Normative për shkollat publike në Nenin 25” dhe se i referohet informacioneve paraprake që kanë ardhur nga Drejtoritë Arsimore Rajonale në rrethe dhe Zyrat Arsimore.
Ky lajm është publikuar: 05/01/2009