E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Jahjagën: Mbështetje të plotë

TIRANE- Nje dite pas zgjedhjes dhe betimit te saj ne Kuvend, kryeministri Sali Berisha ka uruar presidenten e re te Kosoves,  Atifete Jahjaga per detyren e rendesishme, duke i shprehur mbeshtetje te plote te qeverise se tij dhe Shqiperise dhe duke e ftuar per nje vizite sa me te shpejte ne Tirane.

Permes nje mesazhi urimi, Berisha ka shprehur besimin se kontributi i saj do të jetë themelor në konsolidimin mëtejshëm të pavarësisë së Kosovës dhe në shndërrimin e saj në një faktor të rëndësishëm paqeje, stabiliteti dhe bashkëpunimi në rajon.

“Dëshiroj tJu siguroj për angazhimin tim dhe atë të qeverisë shqiptare për forcimin më tej të mardhënieve të shkëlqyera vëllazërore mes të dy vendeve tona dhe për të shndërruar bashkëpunimin e ngushtë e të gjithanshëm në shembullin më të shkëlqyer të bashkëpunimit në rrugën e paqes dhe prosperitetit,  jo vetëm të kombit shqiptar, por të të gjithë rajonit, si dhe për ecjen përpara në rrugën e përbashkët të integrimit euroatlantik”- thuhet ne mesazhin e kreut te qeverise shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›