E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e romëve, Topi: Shfrytëzoni të drejtën e votës

TIRANE- Presidenti Bamir Topi, duke shprehur mbeshtetje per komunitetin rom e duke kerkuar nga strukturat perkatese shfrytezimin e mundesive per integrimin e tyre ne shoqeri i ka bere apel atyre te shfrytezojne te drejten e votes. Deklarata eshte bere gjate fjales qe kreu i shtetit mbajti ne konferencen e zhvilluar ne diten nderkombetare te romeve.

Dita ndërkombëtare e romëve përkon edhe me një ditë tjetër të veçantë. Sot më 8 prill nis zyrtarisht edhe fushata elektorale. Unë do t`ju këshilloja që komuniteti rom të jetë aktiv. Shfytëzoni të drejtën e votës dhe bëhuni kontributorë të klimës sociale në vend tha Topi.

Sipas presidentit, ky komunitet duhet te kete mbeshtetjen e nevojshme dhe nga ana tjeter duket te jete aktiv ne shoqeri per te marre vendin qe i takon. Duke iu referuar incidentit me te fundit kur shume familje rome u debuan dhe iu dogjen cadrat ne stacionin e trenit ne Tirane,  Topi garantoi se fajtorët do te marrin denimin sipas ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›