E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 maji, nis zyrtarisht fushata elektorale

TIRANË- Hapet zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Plot një muaj para datës së zgjedhjeve, kalimi i mesnatës shënoi edhe ditën e parë zyrtare të fushatës, ndonëse ajo ka kohë që ka nisur në terren.

Në harkun kohor të një muaji, kandidatët e partive politike dhe koalicionioneve do të jenë në zonat e tyre për të shpalosur para elektoralitit programin për qeverisjen vendore, për bashkitë, njësitë bashkiake dhe komunat.

Gara më e fortë mbetet padyshim në kryeqytet, ku përballë janë Lulzim Basha për koalicionin “Aleanca për qytetarin dhe kreu aktual i bashkisë, Edi Rama për koalicionin  Aleanca për të ardhmen, që hyn në beteje për mandatin e katërt.

Ndërkombëtarët i kanë cilësuar këto zgjedhje si shumë të rëndësishme, sepse kanë në themel shqetësimin dhe qeverisjen e qytetarëve, duke mëshuar në faktin se ato do të kenë padyshim edhe ndikim në politikën kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›