E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha uron Obamën për Pavarësinë, e fton për 100-vjetor

Kryeministri Berisha ka uruar sot Presidentin e SHBA-së, Barack Obama me rastin e 236-vjetorit të deklaratës së Pavarësisë. Në mesazhin e urimit Berisha nënvizon marrëdhëniet e shkëlqyera me SHBA, e cila i është gjendur shqiptarëve pranë në momentet më të vështira.

" SHBA është udhëheqës i lirisë dhe demokracisë. SHBA është miku më i mirë strategjik i kombit shqiptar. SHBA e ka mbështetur Shqipërinë në të gjitha arritjet e saj” shkruan Berisha në mesazhin e tij të urimit.

Ndërkaq Kryeministri Berisha i ka bërë ftesë Obamës për të qenë i pranishëm në 100-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›