E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron festën e Shën Valentinit

"Kryeministri Sali Berisha i uron sot përzemërsisht të rinjve dhe të rejave, si dhe mbarë shqiptarëve, 14 Shkurtin, Ditën e Shën Valentinit, Ditën e dashurisë për njeriun ndaj njeriut, për të dashurit e të dashurat, për fëmijët, për nënën dhe babain, motrën dhe vëllain, mikun, shoqen dhe shokun e dashur" thuhet në deklaratën për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë.
Më tej kryeministri Berisha thekson se "Sot ne të gjithë bashkë nderojmë njëri-tjetrin, nderojmë dashurinë e pashtershme njerëzore dhe vlerat e saj universale, forcën e saj të magjishme dhe transformuese, burim i mirësisë së njeriut".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›