Berisha uron shqiptaret Krishtlindjet e ardhshme te bashkuar
Presidenti i vendit Bujar Nishani dhe kryeministri Sali Berisha kanë uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.
Berisha uron shqiptarët: Krishtlindjet e ardhshme, të bashkuar
Pas vizitës në Katedralen Ortodokse, kryeministri Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve. Ai theksoi që Krishtlindjet e tjera do t’i gjejnë shqiptarët më të bashkuar se kurrë dhe më afër Europës.
“Ne po festojmë Krishtlindjet edhe në vitin e 100-vjetorit të pavarësisë i cili na gjeti më të bashkuar se kurrë. Shqiptarët që nga fillimi i ekzistencës së tyre e deri më sot janë ndjerë më të bashkuar. Ideali i bashkimit kombëtar në këtë 100-vjetor erdhi më i fuqishëm se kurrë. Jam i sigurtë që Krishtlindjet e tjera do të jemi shumë më afër bashkimit kombëtar dhe idealeve kombëtare. Ata që shembën kishën ata mbeten në rrënojat e atyre mureve. Ky muri i fundit i bllokimit do të konsiderohet si një mur letre në vitet që vijnë” -tha Berisha.
Ai tha se në këtë ditë feste të shenjtë dhe të bekuar kremtohet lindja e krishtit prijësit dhe burrit që me moralin e tij ndikoi në moralin e qytetërimit perëndimor.
“Kjo është një ditë shprese e pashuar. Është ditë e mrekullisë së madhe në shumë aspekt,e sepse lindi burri hyj që ndryshoi botën, por edhe e mrekullisë tokësore” tha Berisha.
Kryeministri ka uruar sot kryepeshkopin Janullatos në katedralen e re ortodokse, e cila sipas tij qëndron si simbol i fuqishëm i vlerave, si dëshmi se lufta me vlerat është betejë e humbur dhe nuk fitohet kurrë.
“Urova fort lumturinë e tij Janullatus në këtë kishë madhështore në këtë katedrale, e cila dekada më parë ishte e ndërtuar madhërishëm aty ku sot është Hotel Tirana. Në udhëtimin tim të parë në Tiranë një nga gjërat që vizitova ishte dhe kisha ortodokse në qendër të qytetit. Në memorien time më e madhja kishë. E rrafshuan barbarisht bllokmenët komunistë në një akt të njëjtë me Neronin.”
Nishani: Vëmendje ndaj njerëzve në nevojë
Presidenti Nishani u uron Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë.
“Kjo ditë e shenjtë e kalendarit të krishterë, e cila simbolizon ditën e lindjes së Krishtit dhe të forcimit të besimit në Zot, rilind në zemrat e mbarë besimtarëve përjetime të gëzimit dhe të shpresës për të ardhmen, ku të gjithë, me dëshirë e besim, bashkohemi në qëllimet më fisnike e në vlerat më të larta njerëzore”- e nis mesazhin e urimit presidenti Nishani.
Në këtë ditë të Krishtlindjes Presidenti apeloi për shumë mendje ndaj njerëzve në nevojë , tek ata që ndihen të vetmuar, ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë.
Duke vlerësuar traditën e historike dhe kulturore të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, kreu i shtetit thekson se kjo pasuri shumëshekullore na mëson të mbështetemi tek mirëkuptimi, besimi, bashkëpunimi dhe ndjenja e solidaritetit me njëri-tjetrin, si mënyra e vetme për të ecur të sigurt drejt prosperitetit, për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi parime të lirisë e të së drejtës dhe të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
“Kremtimi i Krishtlindjes është një tjetër mundësi për të forcuar lidhjet tona shumëshekullore, në mënyrë që të përballojmë me sukses sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si komb.
Këtë Krishtlindje e festojmë në një moment të veçantë për kombin tonë, në 100-vjetorin e Pavarësisë, ndaj le të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe të bashkojmë të gjitha energjitë për të ecur bashkarisht në rrugën e përparimit dhe begatisë njerëzore.
Zoti qoftë me ne shqiptarët në këtë rrugë!
Gëzuar Krishtlindjen! Lumturia familjare, shëndeti i plotë dhe begatia mbizotërofshin në shtëpitë tuaja!” përfundon mesazhi I kreut të shtetit.
Berisha: Kjo ditë, mrekullia e madhe e lindjes
Kryeministri Berisha ne mesnaten e krishtlindjeve ka adresuar nje urim per gjithe te krishteret. " Besimtareve te krishtere shqiptare por edhe te gjithe besimtareve te Zotit, familjarisht ju urojme nga zemra gezuar festen e bukur te Krishtlindjes, kete dite qe simbolizon mrekulline e madhe te lindjes, te shpreses se pashuar, te besimit por dhe diten e lindjes se Jezu Krishtit, burrit qe aq shume ndikoi me fuqine e tij hyjnore e njerezore ne moralin e qyteterimit te sotem- thuhet ne urimin e kryeministrit te Shqiperise me rastin e krishtlindjeve.
Topalli: Krishtlindjet, moment reflektimi
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes, pas vizitës që zhvilloi në Kishën Autoqefale Ortodokse.
“Është një moment gëzimi, reflektimi, të gjithë duhet të përcjellin paqe, sepse ai ishte qëllimi i shërbyesit të njerëzimit”, tha kryeparlamentarja.
“Uroj të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, të cdo besimi, se ne festat i kemi të përbashkëta”