Superliga pretendentet per titull lufte ne distance

Java e 16-të e Superligës shqiptare do të hapet me 3 ndeshje, të cilat do të luhen sot. Pretendentët për titull do të vazhdojnë luftën në distancë, me shpresën të marrin maksimumin nga përballjet e tyre dhe që kundërshtarët të bëjnë hapa fals.
Në orën 18.00 në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta që ka humbur vendin e parë prej golavarazhit më të dobët se Tirana, luan përballë Vllaznisë. Skuadra e Hasan Likës kërkon fitoren kundër shkodranëve të Rudi Vatës, ndërsa presin edhe një dhuratë nga Pogradeci, që pret të dielën bardheblutë e Hulian Rubios.
Sfidë të vështirë do të ketë edhe Skënderbeu i vendit të tretë. Korçarët luajnë në Peqin, përballë Shkumbinit dhe duhet të konfirmojnë momentin e shkëlqyer me trajnerin Stanislav Levi, me skuadrën që vjen pas 7 fitoreve radhazi në kampionat.
Në Krujë, Kastrioti pret Flamurtarin. Ky është momenti I së vërtetës për vlonjatët, që duhet të fitojnë me patjetër, sepse në të kundërt rrezikojnë ti japin fund përpara kohe ambicieve për titull.