Berisha-vendorëve: Mblidhni taksën e pronave, Sequi: Punoni si europianë
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha mori sot pjesë në Konferencën Kombëtare "qeverisje vendore e fortë dhe efektive nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit drejt qeverisjes së mirë". Sipas kryeministrit, në këto vite Shqipëria ka njohur zhvillim të madh, ndërsa shtoi se decentralizimi i pushtetit vendor është një nga shtyllat më kryesore të funksionimit të shtetit demokratik.
Kryeministri Berisha ndër të tjera ka kërkuar nga vendorët mbledhjen e taksave, e në mënyrë të vecantë atë të pronës, duke i kritikuar për punën e kryer deri më tani.
“Taksë themelore në cdo demokraci është taksa e pronës. Mbledhja e kësaj është absolutisht në limite të papranueshme, unë e kuptoj që të mbledhësh këtë taksë në Shalë, Orenj, Frashër ka vështirësi serioze, por kjo në qytetet tona, në komunat me një gjallëri të vërtetë nuk përbën asnjë vështirësi përvec atyre burokratike”- tha Berisha.
Gjatë kësaj konference, Berisha premtoi edhe njëherë mbështjetjen e qeverisë së tij për pushtetin vendor si dhe më shumë autonomi për ta, ndërsa këshilloi të ndjekin shembullin e Tiranës për mënyrën e qeverisjes.
“Qeveria ime është e vendosur të bashkëpunojë me ju, të thellojmë më shumë autonominë e qeverisjes suaj. Tirana ka filluar procesin e parteneritetit publik privat, ky shembull të merret nga të gjitha njësitë e tjera vendore, pasi përbën një avantazh të madh për ju. Jam i vetëdijshëm që problemet kryesore tuajat janë ato financiare, por në përpjekjen e parë që qeveria vendosi të kalojë taksat e biznesit të vogël nën administrimin e vendorëve, mund të them që në tërësi nuk pati sukses”, komentoi Berisha.
“Autonomia e qeverive vendore është shumë e rëndësishme. Kjo autonomi është kusht i rritjes së efiçencës”, tha Berisha më tej.
Sequi-vendorëve: Punoni si Europianë
Kreu i prezencës së Bashkimit Europian Ettore Sequi vlerësoi se qeverisja lokale luan një rol të rëndësishëm në programet e BE-së. Sequi ftoi vendorët që të punojnë në interes të qytetarëve, të cilët gjatë zgjedhjeve u kanë dhënë besimin nëpërmjet votës.
“Së bashku me ju do të bëjmë më të mirën në të ardhmen. Qeverisjet lokale luajnë rol të rëndësishëm në programet e BE-së, që përbëjnë 3.5 milon euro. Ka lehtësira për vendet kandidate, në 2011 10 vizita studiuese kanë përfituar nga ky program dhe janë këtu sot. Inkurajoj të gjithë qeverisjen lokale të përdorin instrumentet në interes të votuesve që ju kanë mbështetur, shoqata është platformë për dialog kontruktiv. Sic tha Nishani rruga drejt Europës duhet të jetë objektiv kombëtar, ku të gjithë vendi të mobilizohet. ju bëj një apel, bëni administratën tuaj, bashkinë tuaj në mënyrë për të administruar eruopianisht”,- theksoi Sequi.
Basha: Të forcojmë bashkëpunimin
I pranishëm në këtë konferencë edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili foli për një marrëdhënie të suksesshme bashkëpunimi mes institucionit që drejton dhe 11 minibashkive në Tiranë.
“Dua të përmend këtu se procesi për planin urbanistik të Tiranës është drejt finalizimit. Kemi një decentralizim të kompetencave drejt minibashkive me të cilat kemi pasur një bashkëpunim dhe komunikim të kënaqshëm për projektet e Tiranës, tha kryebashkiaku.
Sipas tij, sfidat mund të zgjidhen vetëm me vullnet të përbashkët duke shkëmbyer eksperiencat. “Sa herë që ne jemi të drejtuar nga arritja e objektivave komunikimi është arritur”, sqaroi Basha më tej.
Basha kërkoi që BE dhe institucionet ndërkombëtare të mos e shkëpusin vëmendjen e tyre nga qeverisja vendore.
“Vëmendja e institucioneve ndërkombëtare nuk duhet të zbehët se ne jemi pushteti më afër qytetarëve dhe kemi dëshmuar që duam të punojmë për ta”.
Nishani: Të punohet për organizimin e administratës
Ministri i Punëve të Bredshme Bujar Nishani gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore kërkoi standartizim të organizimit të administratës vendore dhe tranferimit në pushtetin e tyre të aseteve ekonomike.
“Besoj se fjala kyqe është standartizim. Ju ftojmë të punojmë sëbashku në stadartizimin e pjesës së organizimit të adminsitrëtës që drejtoni, së dyti të vetë-administrimit të resurseve që keni prej kohësh vijon dhe ka arritur një fazë të rëndësishme transferimi i aseteve ekonomikë tek qeveria lokale, dhe e pyjeve dhe kullotave”,- deklaroi Nishani.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb)