E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorja Ina Rama vizitë zyrtare në Kosovë

TIRANË- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, do të zhvillojë në datat 26 dhe 27 mars, një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Kryeprokurorja e Shqipërisë e kryen këtë vizitë me ftesë të Kryeprokurorit të Shtetit, njëkohëisht kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi.

Gjatë kësaj vizite, zonja Rama do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe udhëheqësit më të lartë të strukturave shtetërore në fushën e sundimit të ligjit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›