E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti për pronën, 10 grakërcënojnë me vetëvrasje

Të tjera rreth shkrimit FOTO- Nga vendi i ngjarjes  TIRANE- Dhjetë gra prej disa orësh qëndrojnë të hipura në tarracën e një pallati në ndërtim e sipër, ( 7 katësh) dhe kërcënojnë se do të hidhen pasi ndërtuesi i pallatit të ngritur aty ku kanë pasur shtëpitë e tyre, nuk njeh kontratat e nënshkruara disa vite më parë. Sipas këtyre kontratave ndërtuesi do të kompensonte shtëpitë e prishura në mënyrë vullnetare  me hyrje apartamenti, dyqane, apo dhe garazhe në pallatin që do të ndërtohej.

Gratë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të zgjidhur këtë konflikt pronësie, i cili rrezikon ti lërë në mes të rrugës.

E gjithë ngjarja, që nga ora 08:50, po zhvillohet në një pallat pranë “Unazës së Re”, në Tiranë. Poshtë pallatit, ndodhen familjarë ndërsa situata po monitorohet nga forca policie si dhe rreth orës 10:10 aty ka mbërritur dhe kryetari i Partisë Socialistetë Tiranës Sajmir Tahiri.

BUJAR NISHANI TE NA NDIHMOJE
“Kur nënshkruam kontratën pronari tha se brenda 20 muajsh pallati do të ishte gati. Kjo kohë ka kaluar dhe pallati ende nuk ka përfunduar, nuk janë bërë as ndarjet brenda dhe nuk dimë se ku janë hyrjet tona. Pronari është zhdukur dhe nuk na kontakton, as nuk vjen të na tregojë se ku i kemi hyrjet. Ne jemi përpjekur të kontaktojmë me të me telefon, por është e pamundur. I lutemi deputetit të zonës Bujar Nishani të na përgjigjet dhe të na japë ndihmë për të zgjidhur problemin. Të ndërhyjë Bujar Nishani,.. prej 3 vitesh pallati nuk ka mbaruar dhe nuk është bërë ndarja. Ku janë hyrjet tona? Ne këtu në tarracë jemi 10 gra dhe dhe jemi të vendosura të flijohemi se këto po na marrin djersën e ballit. Madje do të marrim dhe fëmijët."- tregon njëra nga gratë në tarracë, në një lidhje direkte televizive.

“Të vijë të na takojë deputeti i zonës Bujar Nishani, që është dhe ministër i Brendshëm.  Jemi në rrugë të madhe, po na bëhet mashtrim. Të kena dhënë votën, vëre dorën në zemër. Nuk duam ta bëjmë politike, e kemi jetën tonë”.- bëjnë apel familjarët e vendosur poshtë pallatit. Ata sqarojnë se prej një viti, ndërtuesi Namik Pelivani nuk pranon të kontaktojë me ta, madje sipas banorëve “Badigardët vijën e na bëjnë presion”.

PRONARI NUK NJEH KONTRATAT
Familja e Enver Lilës, është një nga 23 familjet, që në 2009, ka nënshkruar kontratë, (me akt noterial,) me ndërtuesit, Alket Koromani dhe Namik
Pelivani. Sipas këtyre marrëveshjeve është rënë dakord që me shembjen e banesës dhe dyqanit do të kompensoheshin me 2 apartamente, 2+1, një dyqan 70 metra katrorë, dhe garazh, në pallatin që do ndërtohej në tokën e tyre. Familjarët thonë se Namik Pelivani nuk e  njeh këtë marrëveshje. Më vonë Pelivani kishte mënjanuar Koromani nga ndërtimi. Në komisariatin nr 6 është shoqëruar Alket Koromani, i cili ka thënë se është shkëputur nga ndërtimi i këtij pallati.
”Jemi 23 familje që kemi bërë kontrata dhe pronari Namik Pelivani thotë nuk ju njof. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës” – tregon një banor.
Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të bërë të mundur zgjidhjen e konfliktit mes tyre dhe pronarit të firmës e cila ka ndërtuar pallatin.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›