Berisha vizat transfuzion gjaku
Ne nje interviste telefonike per Agjencine Austriake te Lajmeve APA kreu i qeverise shqiptare flet per heqjen e vizave me vendet e BE-se si dhe luften ndaj korrupsionit ne Shqiperi.
Statusi
Sipas kesaj agjencie lajmesh Shqiperia do te kishte mjaft perfitime nga statusi i kandidatit te BE-se. Aktualisht Shqiperia ka statusin e kandidatit potencial. Sidoqofte komisioneri i Zgjerimit i BE-se Stefan Fyle mendon
se gjate vitit 2011 Brukseli do te jape nje rekomandim pozitiv. Per kete eshte e nevojshme qe si qeveria dhe opozita ne Tirane te lene menjane konfliktin e tyre pasi opozita socialiste nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve te vitit te kaluar duke kerkuar rinumerimin e tyre. Per kete arsye ajo e ka bojkotuar per muaj te tere veprimtarine ne Parlament per pasoje nje nder ligjet e shumte per krijimin e Gjykates Administrative e kerkuar nga vete sipermarresit nuk mundi te miratohej per shkak te mungeses se shumices se cilesuar. Berisha thote se kjo ishte zgjedhja e shefit te opozites Edi Rama per te demtuar Shqiperine. Por serish sipas fjaleve te tij ndermjet tij dhe zotit Rama ka nje baze bisedimesh.
Vizat
Kryeministri Berisha theksoi se vendimi i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian perben nje ngjarje tejet te rendesishme. Per ekonomine shqiptare kjo ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku. Berisha e sheh heqjen e vizave edhe si nje sukses personal. Gjate fushates zgjedhore vitin e kaluar ai kishte premtuar ta realizonte kete synim brenda nje viti. Shefi i qeverise tha Per kete une ndihem shume shume i lumtur edhe pse kete afat nuk e ka respektuar plotesisht. Ne te ardhmen afaristet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine. Lidhur me mekanizmin e mbikeqyrjes se te ashtuquajturve azil-kerkues te rreme te cilesuar si nje pedal frenues ne procesin e liberalizimit te vizave nga sekretari belg i Shtetit per Azilin Melchior athelet ne cilesine e tij si kryetar i Keshillit te Ministrave te Brendshem te BE-se Berisha tha se sot Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem dhe se ne disa fusha te caktuara ai mund te matet me vende anetare te BE-se. Une nuk njoh ndonje vend qe te kete ndryshuar aq shume sa vendi im theksoi kryeministri.
Zgjedhjet e 2013-s
Ne komentin e saj per te ardhmen e kryeministrit Berisha agjencia austriake e lajmeve shkruan se sa gjate do ta drejtoje ai ende vendin e vet si kryeminister drejt BE-se kjo mbetet e hapur. Sidoqofte ai e ka vullnetin per te punuar me tej. Kryeministri 66-vjecar i cili u detyrua te jepte doreheqjen si Presidenti i vendit ne 1997-n kur si pasoje e shembjes pas falimentimit te firmave te dyshimta investuese nje numer i madh shqiptaresh humben depozitat e kursimeve dhe vendi ishte ne prag te luftes civile por qe ne vitin 2005 ai festoi nje rikthim sensacional ne krye te qeverise eshte i sigurt se ai do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme. Sipas Berishes dhe kur shqiptaret te votojne per mua une do ta drejtoj serish qeverine.
Mediu PR vetem ne zgjedhjet lokale te 8 majit
Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu tha dje se kjo force politike mund te dale e vetme ne zgjedhjet e 8 majit. Duke folur ne mbledhjen me forumet e partise Mediu tha Ne duhet te pergatitemi sikur do te kandidojme te vetem. Do te jemi ne koalicion vetem nese nuk shkelen interesat e Partise Republikane tha Mediu. Ai kerkoi gjithashtu te hiqet pragu elektoral prej 30 per qind si nonsens politik qe eshte pasoje e kodeve zgjedhore qe miratohen vetem ne Shqiperi tha Mediu. Ndoka Te zgjidhet kriza sipas ofertes se opozites
Kreu i PDK-se Nard Ndoka ne emer te Opozites se Bashkuar beri thirrje per zgjidhjen e krizes politike pasi sic tha ai mbajtja pezull e hetimit te zgjedhjeve tregon se pushteti seshte i interesuar te zgjidhe krizen. Shqiperia meriton nje qeverisje me te mire dhe me transparence. PDK dhe Opozita e Bashkuar kane pergjegjesi dhe detyre te marrin persiper kete mision demokratik. Apeli yne eshte zgjidhja e krizes permes ofertes se opozites perndryshe gati sic rrezuam komunistet do mbushim sheshet per te rrezuar byroistet e 2010 u shpreh Ndoka.