Meta Strategjia e PS-se eshte e neveritshme
Zv.kryeministri dhe ministri i Ekonomise Ilir Meta e cilesoi dje te neveritshme strategjine e Partise Socialiste per te zgjidhur krizen politike tani pa kerkuar fletet e votimit. Mendoj se perpjekjet per te bere konstruktivin pas nje viti fushate te ethshme anti-integrim dhe kunder heqjes se vizave pikerisht vetem dy-tri dite pasi procesi i tyre u fitua nga qytetaret shqiptare pavaresisht nga pengesat qe u paraqiten edhe brenda vendit ne emer te kutive jane te papranueshme. Ky ndryshim qendrimi vetem dy dite pasi Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat vetem per shkak te kesaj krize teresisht artificiale te ndertuar mbi parime antikushtetuese dhe antidemokratike pra te gjitha keto perpjekje per te bere konstruktivin dhe gjithe keto lot krokodili qe derdhen sot jane teresisht te neveritshme u shpreh Meta. Sipas tij me pozicionin e saj ndaj zgjidhjes se ngercit politik PS arriti te bllokoje statusin e vendit kandidat te Shqiperise. Duket qarte qe vete opozita ka qene e bindur se kerkesa e saj ka qene antikushtetuese dhe antiligjore dhe eshte mbajtur si nje kerkese ultimative thjesht dhe vetem per nje qellim per te demtuar proceset integruese te Shqiperise per te shkaterruar procesin e liberalizimit te vizave dhe njekohesisht per te penguar edhe marrjen e statusit te vendit kandidat. shte shume vone per te luajtur konstruktivin pas nje politike destruktive te qellimshme prej me shume se nje viti u shpreh Meta. Por ministri i Ekonomise komentoi dhe kerkesen e KESH per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Dua tju siguroj se prioritet i yni si ministri nuk eshte rritja e cmimit qe eshte prioritet i ketyre kompanive te cilat kane interes te rrisin fitimet e tyre apo mundesite per te bere investime me qellim per te modernizuar veten e tyre dhe sistemet perkatese. Prioritet i Ministrise se Ekonomise per kete rast eshte mbrojtja e konsumatorit u shpreh Meta. Tahiri ILDKP te hetoje pasurine e Metes
Deputeti i PS Sajmir Tahiri ne nje reagim ndaj deklarates se zv.kryeministrit i kerkoi Metes qe fillimisht te fliste per pasurine e tij e me pas per opoziten. Fjalen neveri ia kthejme mbrapsht Ilir Metes bashke me shqetesimin dhe mendimin tone per zullumet e tij ne qeverisje. ILDKP ben mire te hetoje pasurine e Ilir Metes. Ai duhet te tregoje si e ka blere shtepine ne Bllok te tregoje gjithashtu si e ka ndertuar vilen ne gjirin e Lalzit tha Tahiri.