E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha vizitë në familjen e Aleksandër Pecit: Krenar për ty!

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një vizitë në familjen e nëntetar Aleksandër Pecit, i cili u plagos në krye të detyrës, gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, më 20 shkurt të këtij viti.

Kryeministri u takua me nëntetar Pecin rreth orës 10:15 minuta të ditës së sotme. Pas vizitës në familjen Peci, Berisha deklaroi se Peci luftoi me heroizëm në Afganistan, ndërsa shtoi se cdo shqiptar duhet të ndihet krenar për ushtarakët në Afganistan.

“Aleksandri luftoi me heroizëm në Afganistan. Ndihemi krenar me ushtarakët tanë në Afganistan. Peci kaloi një situatë të vështirë Berisha, por u kthye shëndoshë e mirë u kthye midis. E falënderoj për aktin e tij që bën krenar cdo shqiptar”, tha ai.

Një ditë më parë Peci është vizituar edhe nga kryeparlamentarja Topalli, e cila i shprehu urimet më të mira për kthimin në atdhe në gjendje të mirë shëndetësore të dhe e falenderoi personalisht, por edhe në emër të Kuvendit për kontributin e tij në kryerjen e misionit me guxim dhe heroizëm.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›