E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju Jork, policia arreston dhjetëra protestues

SHBA- Policia arrestoi në Nju Jork dhjetëra protestues mbrëmjen e të shtunës gjatë një demonstrate kundër politikave financiare amerikane të cilat sipas pjesëmarrësve konsiderohen shkaktarë të krizës ekonomike.

Të frymëzuar nga pranvera arabe, lëvizja e të indinjuarve praj gjashtë muajsh proteston kundër hendekut të gjerë mes të pasurve dhe të varfërve, mes asaj të cilën ata e quajnë 99 përqindëshi kundër 1 përqindëshit. Mbrëmjen e të shtunës rreth 100 policë rrethuan sheshin Zuccotti duke u kërkuar pjesëmarrësve që të largohen.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›