Elbasan, vritet me armë një 20-vjecar, policia identifikon autorin
ELBASAN- Një ngjarje rëndë është shënuar që në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bujqës të Elbasanit.
Një 20-vjecar është qëlluar për vdekje me automatik, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Viktima është shtetasi Donald Lamcja,banues në lagjen "Emin Matraxhiu" të qytetit të Elbasanit, i cili mësohet se është qëlluar në afërsi të shkollës së fshatit Bujqës, ku ka qenë duke kaluar një darkë me një grup shokësh.
Sipas policisë, pas mesnate i riu është thirrur jashtë nga autori i krimit, me të cilin ka debatuar e më pas është qëlluar me breshëri automatiku. Ndërkaq policia ka identifikuar autorin dhe po heton për shkaqet e vrasjes.
(ma.ar/BalkanWeb)