E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia dënon sulmin ndaj ambasadës, Prishtina të zbulojë dhe dënojë autorët

Pas sulmit të Ambasadës Maqedonase në Prishtinë me koktejl molotov, ka ardhur menjëherë reagimi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë. Kjo e fundit ka dënuar ashpër sulmin ndaj objektit të Ambasadës. Në deklaratën e saj ndër të tjera theksohet:

“Duke pasur parasysh faktin se ky paraqet një incident serioz, Ministria e Punëve të Jashtëme pret që në mënyrë të qartë dhe pa mëdyshje që ky akt të dënohet nga autoritetet e Kosovës, si dhe të zbulohen dhe të sanksionohen autorët”.
Ditën e premte objekti i Ambasadës Maqedonasenë Prishtinë u sulmua nga persona të paidentifikuar me koklej molotovi, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sulmi ndaj Ambasadës maqedonase, Jahjaga: Të dënohen autorët Prishtinë- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, lidhur me sulmin ndaj...
  2. Serbi- Arrestohen 15 persona pas sulmit ndaj ambasadës amerikane Serbi- Policia ka bërë  të  ditur se 15 personat e...
  3. PS dënon dhunën ndaj nxënësve shqiptarë në Maqedoni Tiranë- Partia Socialiste e Shqipërisë përmës një deklarate për shtyp...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›