Pavarësia, Berisha: Tirana me monument, i mungoi për 11 vjet
TIRANË- Kryeministri Berisha i shoqëruar nga kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri i Kulturës Bumci si dhe Neritan Ceka ka vizituar sot maketet e prezantuara në Galerinë e Arteve, njëri prej të cilëve d përzgjidhet si monumenti më i ri në Tiranë, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Kryeministri u shpreh se ky do jetë një monument që e bashkon Tiranën me kryeqytetet simotra në Europë, i munguar në 11 vitet e qeverisjes paraardhëse.
“Ky konkursi me pjesëmarrjen më të gjerë, ku mbi 60 skulptorë e artistë kanë sjellë makete për monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Të gjitha këto janë një diversitet, një larmi e madhe që bashkohen me idenë e qëndresës së shqiptarëve, bashkohen me idenë, ose frymëzohen gjerësisht nga simboli flamurit të tyre, ku mbizotëron simboli i flamurit me shqiponjën dy krenare, e cila stilizohet në dhjetëra forma por mbizotëron në të gjitha projektet si ide qendrore. Vështirësitë e përzgjedhjes janë serioze”, tha ai.
(vijon)