Berisha vizitë në shtëpinë e Metës, Rama drekon me Arvizun
TIRANE - Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu dhe kryetari socialist Edi Rama kanë drekuar dje së bashku, për më shumë se 3 orë. Ata janë takuar në njërin prej lokaleve të reja përballë pallatit të kryeministrit Sali Berisha, në rrugën e Elbasanit.
I pari ka mbërritur kreu socialist, Edi Rama dhe pak më vonë ka mbërritur edhe ambasadori Arvizu, shoqëruar nga njëri prej bashkëpunëtoreve të tij të ambasadës. Pas drekës së punës, ambasadori amerikan nuk ka folur për mediat, ndërsa kreu socialist Edi Rama ka lënë restorantin rreth gjysmë ore më pas. Rama ka hedhur batuta për gazetarët, që nuk u shpëton asgjë, por nuk ka dhënë detaje nga bisedat me ambasadorin Arvizu.
Meqenëse asnjëri nga bashkëbiseduesit nuk tha asgjë rreth takimit, mund të themi vetëm se ai është i pari që zhvillohet për vitin e ri 2012-të. Kjo është një praktikë pune, që ambasadori amerikan e ndjek prej kohësh me drejtuesit e politikës shqiptare, për t’u njohur më mirë me veprimtarinë dhe mendimet e tyre për situatat aktuale në Shqipëri.
E në këtë moment, një nga ngjarjet më të rëndësishme politike është përkujtimi i tragjedisë së 21 janarit, pikërisht të shtunën që vjen.
Ndërkohë dje në mbrëmje, kryeministri, Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në shtëpinë e kreut të LSI-së, Ilir Meta, ku mësohet se ka qenë i ftuar për një darkë informale.
Takimi Berisha-Meta zhvillohet tri ditë para se Gjykata e Lartë të japë vendimin e saj për ish-zv/kryeministrin lidhur me çështjen e video-përgjimit mes tij dhe Dritan Prifti. Ndërkaq, kreu socialist e ka mbyllur ditën e djeshme me një darkë me kryetarët e bashkive të vendit. Temë kryesore ka qenë organizimi i ceremonisë përkujtimore për 21 janarin si edhe rivitalizimi i strukturave në bazë të PS-së.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)