Tiranë, i ngacmonte gruan, polici vret kolegun
TIRANE - “Cherchez la femme”. Shprehja e famshme franceze duket se i përgjigjet më së miri ngjarjes tragjike të ndodhur dje në qendër të Kombinatit, ku një efektiv policie ka qëlluar për vdekje kolegun e tij Bashkim Memia, pasi dyshonte se ai kishte një lidhje dashurie me bashkëshorten.
Pasi ka zbrazur karikatorin e pistoletës së shërbimit mbi kolegun e tij, 40-vjeçari Gerti Domi e ka kthyer atë nga vetja, por fatmirësisht në të nuk ka pasur më plumba, duke e shpëtuar atë nga vetëvrasja. Ndërkaq, vetëm pak minuta pas ngjarjes, 40-vjeçari është ndaluar nga kolegët e tij, nën akuzën e “vrasjes me dashje”.
Bashkim Memia, përveçse ishte efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, kishte në pronësi të tij dhe një lokal, i cili ndodhej në qendër të Kombinatit. Mesditën e djeshme, Memia ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij në lokal dhe rreth orës 13:00 aty është afruar Gerti Domi, punonjës policie pranë Komisariatit të Objekteve Tiranë.
Ky i fundit mësohet se ka debatuar ashpër me Memiajn, duke e akuzuar këtë të fundit se kishte një lidhje dashurie me bashkëshorten e tij. Në konflikt e sipër, Domi ka nxjerrë nga brezi armën e shërbimit dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të 42-vjeçarit Memia, duke e plagosur atë në pjesën e barkut, ndërsa disa plumba të tjerë kanë përshkruar xhamat e lokalit.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)