Ekspertët: Të dhëna se agjenti Isa Copa është vrarë
TIRANË- Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore janë në pritje të ekspertizës gjermane, për të thënë fjalën e fundit për vrasjen e agjetit të SHISH-it, Isa Copa.
Por një masë e mpiksur gjaku e zbuluar në cipën e trurit të ish-oficerit të Shërbimit Informativ Kombëtar, shton dyshimet për një vrasje të mundshme të tij.
Sipas ekspertëve, masa e gjakut është krijuar nga goditje me sende të forta nga persona të tjerë.
Trupi i pajetë i oficerit të kundërzbulimit në Drejtorinë e Shërbimit Informativ në Durrës, Isa Çopa, u gjet mesnatën e 24 tetorit 2011-të, në rrugën pranë ish-repartit ushtarak të Currilave.
Hetuesit zbuluan se makina e oficerit, tip “Opel Corsa”, është spërkatur me benzinë dhe i është vënë flaka. Për pasojë, viktima ishte shkrumbuar tërësisht.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/BalkanWeb)