Berisha vizitë ngushëllimi tek familja e Leka Zogut

Duke shprehur nderimin e tij të thellë për veprën e Leka Zogut I, Kryeministri Berisha la dhe një shënim në librin e ngushëllimeve të çelur me këtë rast.
“Mbreti Leka I u largua nga vendi i tij dy ditë pas lindjes, por përfaqëson një jetë të tërë atdhedashurie të pakufishme, përkushtimi të jashtëzakonshëm, mbrojtje të pamposhtur të lirisë së shqiptarëve, mbështetje të madhe të shqiptarëve në Kosovë në përpjekjet e tyre për liri kombëtare, mbështetje të madhe të shqiptarëve në Shqipëri në përpjekjet e tyre për tu çliruar nga zgjedha e regjimit më barbar që vendi ka njohur në tërë historinë e tij”, tha Berisha. Sipas kryeministrit, pas lufte në Shqipëri në mënyrën më arbitrare, një kongres ndaloi monarkun e shqiptarëve të kthehej në vendin e Tij.
I pyetur për heshtjen e opozitës, Berisha tha se Parlamenti shqiptar ka miratuar një ligj nga të gjithë deputetët, ku njihet statusi i Familjes Mbretërore. Për këtë arsye, vijoi ai, ligji ka përcaktuar me shumë të drejtë Protokollin Shtetëror dinjitoz, siç i përket Familjes Mbretërore.
“Nuk duhet të merremi me copëza të shkëputura, sepse kudo ka individë pro e kundër dhe kjo është normale. Unë di një gjë që shqiptarët, në të katër anët kudo që jetojnë, janë të bashkuar në dhembjen dhe zinë për humbjen e Mbretit Leka I. Këtë bashkim e kanë të bazuar në kontributet historike të Tij, të Mbretit Zog, Mbretëreshës Geraldinë, të Familjes Mbretërore”, vijoi Berisha. /Start/
2011-12-02 08:37