E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maliqi Do te lexoj kater vellimet e Kurbanit ne 2021-n

Deputeti demokrat Lefter Maliqi ka siguruar se zgjedhjet e ardhshme do te fitohen serish nga Partia Demokratike dhe se ne qarkun e Beratit kete here PD-ja do te marre shumicen e deputeteve.

Deputeti i Partise Demokratike Lefter Maliqi i cili eshte njekohesisht edhe anetar i Komisionit te Sigurise u shpreh per standardin se PD-ja do te jete forca politike e cila do te fitoje edhe zgjedhjet e ardhshme. Ai ka ironizuar librin Kurban te kreut socialist Rama per te cilin ka thene se do ti lexoje te katra vellimet njeheresh ne vitin 2021. Sipas tij Rama sdo te shkruaje nga nje vellim te ri sa here te humbase zgjedhjet. Ndersa per situaten politike ne vend ai eshte shprehur se kjo situate e krijuar ka vetem nje shkaktar i cili eshte lideri i Partise Socialiste. Maliqi i beri thirrje Rames dhe deputeteve socialiste qe te respektojne institucionet dhe se pushteti nuk mund te merret me dhune por vetem me vote te lire. Ndersa per akuzat e socialisteve per 21 janarin Maliqi eshte shprehur se shume shpejt do te dale e verteta ne shesh duke theksuar se 21 janari e ka 1 pergjegjes dhe ai eshte Rama. Gjithashtu ai ka folur edhe per aleancat e dala ne skene kohet e fundit duke theksuar se kushdo qe deri dje eshte mbeshtetur nga mazhoranca dhe qe tashme i ka dale kunder ne zgjedhjet e ardhshme do te dalin ne opozite. Nder te tjera ai ka folur edhe per situaten brenda Partise Demokratike duke theksuar se PD-ja si te gjitha partite e tjera ka probleme por qe keto probleme kane gjetur gjithmone zgjidhje fale frymes bashkepunuese qe ka kjo force politike brenda saj.

Pershendetje zoti Maliq tashme qe eshte hapur dhe panairi i librit dhe nje nder librat qe ka dale ne shitje eshte edhe Kurbani i zotit Rama a keni qene i interesuar per ta lexuar

Si deputeti i kuvendit popullor sigurisht qe i ndjek zhvillimet politike dhe letrare nepermjet medieve tuaja te shkruara dhe vizive. Po ashtu kam ndjekur me mjaft vemendje edhe panairin e fundit edhe librat qe ju permendet. Por me thene te drejten une jam kurioz vetem per titullin e librit te liderit te PS-se. Ju siguroj se te kater vellimet e Kurbanit do ti blej ne vitin 2021.

Cdoni te thoni me kete

Sepse Rama do te shkruaje serish ne 2013-n 2017-n dhe 2021-n sepse ai do te shkruaje libra sa here te humbase zgjedhjet. Sepse une jam i bindur se ne vitin 2021 Kryeministri Sali Berisha do tia dorezoje stafeten nje tjeter lideri te mazhorances. Megjithate dua te them edhe nje here se Rama tashme e ka gjetur ilacin qe e qeteson ate nga humbja e pushtetit dhe ai eshte shkrimi i librave.

Ju po thoni se mazhoranca do te fitoje edhe 3 zgjedhje te tjera nuk ju duket pak e cuditshme kjo

Une mendoj dhe besoj se rrugen qe ka nisur PD-ja dhe Kryeministri Berisha ndryshimet qe nga viti 90 dhe shembja e murit te Berlinit levizja e lire e shqiptareve apo dhe hyrja ne NATO do te jene armet me te cilat PD-ja do te luftoje ne zgjedhjet e ardhshme. Por edhe endrra e madhe e shqiptareve sic eshte hyrja ne Bashkimin Evropian enderr e cila per te dytin vit radhazi nuk u realizua pasi mungoi vullneti dhe bashkepunimi i opozites pasi ata nuk votuan ligjet te cilat kishin nevoje per 3/5 e votave. Une jam i bindur qe sfidat e PD-se do te jene ne 4-vjetor me fitore sepse te gjithe e dine se pervec ketyre qe une permenda te gjithe po shikojne ndryshimet e medha ne infrastrukture ku jo larg Tiranes Elbasani kapet per 20-25 minuta pas nje viti ashtu si dhe Boshti i Jugut te cilat do te lidhen me Tiranen per 2 ore. Gjithashtu dua te kujtoj edhe vepren me te madhe e cila eshte rruga e Kombit e cila ka shkurtuar diferencen mes dy popujve shqiptare. Komentet e tjera vellezerit e tjere shqiptare e i kane treguar ne pritjet madheshtore qe i kane bere Kryeministrit Berisha. Kemi pare pritjet madheshtore qe i jane bere ne Kosove ne Shkup apo dhe pritja me e madhe qe iu be ne qytetin e Tetoves vetem pak dite me pare. Te gjithe shqiptaret e presin si nje lider te te gjithe shqiptareve. Kryeministri Berisha eshte i vetmi lider i cili endrrat e shqiptareve mund ti ktheje ne realitet.

Zoti Maliqi ku bazoheni per fitoren e sigurt

Une mbajta nje fjale te fundit ne grupin parlamentar demokrat ku i thashe Kryeministrit Berisha se duhet transparenca dhe mbeshtetja per te bere edhe me te dukshme punen tuaj pavaresisht gabimeve te vogla te cilat po punohet per ti rikuperuar sic eshte papunesia por ky fenomen ekziston edhe ne vendet me te zhvilluara sic eshte Italia apo Greqia te cilat jane edhe vendet tona fqinje. I thashe se jam i bindur por pervec punes tuaj duhet edhe puna e deputeteve te mazhorances. Jam i bindur se me mbeshtetjet tuaja ne do te marrim ne qarkun e Beratit 4 deputete. Me thane se kjo deklarate e imja eshte nje deklarate e guximshme pasi sic dihet Berati eshte nje bastion i majte. Por dua te them se ne ne zgjedhjet e kaluara arritem te marrim 3 deputete cka erdhi si pasoje e zgjuarsise se liderit te mazhorances i cili vendosi personat e duhur ne listen e kandidateve. Por dua te them se besimin tim e bazoj edhe ne zgjedhjet e fundit lokale ku PD-ja mori dhe 4 komuna te tjera socialisteve. Jam i bindur se me punen tone do te arrijme te marrim 4 mandate ne Berat. Dua te them se Berati do te behet blu. Nuk diskutojme Elbasanin veriun dhe zonat e tjera te Shqiperise. Pavaresisht levizjeve te ndryshme politike qe po zhvillohen apo aleancave te ndryshme qe kane dale ne skene. Dua te theksoj se keto aleanca ne menyre absolute nuk e vene ne diskutim apo ne dyshim punen e qeverise shqiptare. Dua te theksoj edhe nje here se viti 2013 do te jete viti i te gjithe shqiptareve dhe PD-ja do te marre mandatin e trete te saj.

Meqenese jemi tek aleanca mos e keni fjalen per aleancen qe pretendohet se vitin e ardhshem do te drejtohet nga Presidenti Topi

Kryeministri Berisha ka theksuar se ne 2013-n do te kemi nje fitore te thelle. Une kam thene se besoj ne zot dhe te gjithe njerezit qe jane mbeshtetur nga mazhoranca dhe voten e tyre e kthyera ne vota te gabuar apo ne kuti te gabuar te jeni te bindur qe ne 2013-n do te dalin ne opozite me veten e tyre me zotin dhe me kete mazhorance. Kjo mazhorance shikon vetem para prandaj dua te perseris edhe njehere qe nuk dua te bej koment per asnjeren nga aleancat e krijuara.

Ti kthehemi situates politike a besoni se ky ngerc qe ka perfshire Shqiperine do te zgjidhet pasi kjo eshte nje kerkese edhe e nderkombetareve

Pushteti merret vetem me vote merret vetem me pune. Pushteti nuk merret me dhune nuk merret me demonstrata nuk merret duke kundershtuar nderkombetaret nuk merret me greva apo me bojkot. Prandaj une nuk po e lexoj Kurbanin sepse jam shume i bindur se shkrimi i kurbaneve do te vazhdoje sepse cdo humbje apo cdo disfate qe PS-ja ka per shkak te drejtimit do e pasqyroje ne cdo zgjedhje. Jam i bindur se do te dale edhe ndonje kurban i madh brenda Partise Socialiste. Te gjitha raportet e ardhura nga BE-ja kane thene se mosintegrimi i vendit ne BE ka ardhur per shkak te bojkotit. Ata jane ulur dhe jane ngulur tek 21 janari. Por 21 janari eshte i thjeshte per tu zbuluar. Hetimet vazhdojne dhe une kam besim se ne mos sot mbas nje viti apo mbas 2 vjetesh 21 janari do te zbardhet. Organizatoret e 21 janarit tashme digjet dhe shume shpejt do te dale ne shesh e verteta. Une shikoj nje PD qe i respekton te gjitha standardet e kunderta ndodh me PS-ne. Te gjitha institucionet qe dolen pro 21 janarit do te dalin ne opozite serish.

Lider te se majtes mbas kongresit te PS-se bene paralelizma mes PS-se dhe PD-se duke u shprehur se mungon demokracia sa e vertete eshte kjo

Edhe ne Partine Demokratike si ne cdo force tjeter politike ka probleme por ne krahasim me PS-ne ne PD ka nje lidership i cili ulet dhe diskuton per zgjidhjen e ketyre problemeve ndersa ne PS sic ju po e shihni sic te gjithe shqiptaret po e shohin cdo gje eshte mbrapsht. Tek PD-ja eshte folur per pakenaqesi per grupet e punes por ato kane gjetur zgjidhje. Prandaj them edhe njehere i ftoj te gjithe deputetet qe te perballen me alternativa dhe te mos rrine duke zbatuar urdhrat e nje njeriu te cilit i intereson vetem karrigia.

Te kthehemi edhe njehere tek kundershtaret tuaj politike mendoni se mbas kongresit lideri i se majtes ka ndryshuar dhe kjo mund te sjelle edhe bashkepunimin me mazhorancen per sa i perket votimit te ligjeve

Mua me pelqejne fjalet e urta popullore Ujku qimen e nderron por zakonin se harron veset njeriu nuk i heq dot aftesite nuk i ndryshon dot. Nje shprehje amerikane thote Cdo dite duhet te punojme sikur neser te kemi zgjedhje. Une e shoh tek Kryeministri Berisha i cili ka nje vullnet te hekurt per pune. Gjate vizites se tij ne Berat pashe nje kryeminister te thjeshte i cili u ul gjunje me gjunje me popullin. Dua te them se kongresi i PS-se ishte nje kurban i radhes i Rames. Nuk eshte faji i PS-se qe nuk vjen dot ne pushtet por faji i Rames.

Ju po thoni se sa me jetegjate te jete Rama ne krye te PS-se aq me jetegjate do te jete PD-ja ne pushtet

Une jetegjatesi i uroj vetem 30-vjecarit Sali berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›