E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha vizitën në Bruksel, me ftesë të PPE-së

Sali Berisha

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është nisur sot për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën me temë Ballkani Drejt Integrimit Evropian, që organizohet nga grupi i Partive Popullore Evropian, i Parlamentit Evropian.

Konferenca organizohet në kuadër të procesit të integrimit për vendet e Evropës Juglindore. Berisha do të mbajë një fjalim në sesionin e parë me temë Procesi i Stabilizim Asociimit: Eksperienca, Sfida dhe Mundësi .

Në këtë Konferencë, e cila do të hapet nga Kryetari i Grupit të PPE-së në PE, eurodeputeti Joseph Daul, do të marrin gjithashtu kryeministri i Maqedonisë, Nicola Gruevski, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, Vjekoslav Bevanda, ish Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, Peter Sorensen, i Dërguar i Posaçëm i BE-së në Bosnje Hercegovinë etj. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›