E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidhje gjaku me Turqinë, AK: Berisha flet përçart

“Berisha flet përçart kur thotë se kemi lidhje gjaku me turqit. Me këto deklarata Berisha kërkon të largojë vëmendjen nga gjendja e vendit, pasi ai harron se jemi në krizë ekonomike”, thuhet në deklaratën e AK.

Sipas kësaj partie, Berisha po përdor identitetin kombëtar për interesa personale.

Reagimi erdhi pasi kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës në Turqi, deklaroi se dy kombet kanë edhe lidhje gjaku midis tyre, duke përmendur faktin se në shtetin turk jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë, më shumë se sa ka aktualisht në Shqipëri. ”Zoti kryeministër, ju falenderoj përzemërsisht për pritjen vëllazërore, e them kështu sepse kemi lidhje gjaku. Çdo delegacioni turk që takoj, i shtroj një pyetje: A ka midis tyre persona me origjinë shqiptare? Këtë pyetje do t’i drejtoj edhe kryeministrit Erdogan”, pat dekalruar Berisha gjatë një takimi me kryeministrin turk, Erdogan. /Start/

                                                                                             2012-04-10 11:31
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›